×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Jemi një, por ka pak tregti Kosovë-Shqipëri

    FrontOnline
    28 Nëntor 2024

    Ka arritur në rreth 300 milionë euro sivjet importi i mallrave nga Shqipëria, përderisa përgjysmë më pak janë eksportet nga Kosova, raporton portali “FrontOnline”.

    Mallrat nga Shqipëria vazhdimisht po rrisin hapësirën e tyre në tregun kosovar, por kjo nuk po ndodhë edhe me mallrat e Kosovës në tregun shqiptar, bazuar në vlerën e përgjithshme.

    Nëse krahasohet me vitin e kaluar, sivjet me gjasë do të ketë një rritje të lehtë të importeve nga Shqipëria, përderisa rritje vërehet edhe tek eksportet kosovare.

    Sivjet/ 300 milionë euro importe dhe 150 milionë euro eksporte me Shqipërinë

    Bazuar në statistikat e Doganave të Kosovës, vitin e kaluar vendi ka importuar mallra nga Shqipëria në vlerë prej 326 milionë euro, përderisa eksportet tona drejt Shqipërisë kanë qenë 112 milionë euro. Nga janari deri në nëntor 2024, eksportet nga Kosova në Shqipëri janë rritur paksa, duke arritur në 150 milionë euro, përderisa importet kanë shkuar në rreth 300 milionë euro.

    Në vitin 2022 janë importuar 255 milionë euro mallra nga Shqipëria, ndërsa janë eksportuar 100 milionë euro.

    Këto shifra i ka bërë të ditur për “Front Online” zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

    Njohësit e fushës së ekonomisë kanë vlerësuar për “Front Online” se bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të rritet, derisa kanë kritikuar Qeverinë ‘Kurti’ për mungesë të vullnetit politik për ta forcuar bashkëpunimin me shtetin shqiptar.

    Ish-ministri i Tregtisë: Autostrada ka rritur tregtinë me Shqipërinë

    Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, thotë për FrontOnline se në rritjen e eksporteve me Shqipërinë ka ndikuar Rruga e Kombit dhe autostrada energjetike.

    “Ekonomia e Kosovës ka fillu me gjeneru produkte që janë për tregun shqiptar dhe tregje tjera dhe kjo dinamikë ka ndiku në rritjen e eksporteve. Kontribuesit kryesor kanë qenë rruga e Kombit dhe autostrada energjetike”, tha Mulaj.

    Sipas tij, dy shtetet duhet t’i ndërmarrin këto masa.

    “Harmonizimi i politikave tregtare, krijimi i projekteve të përbashkëta që janë në interes të dy vendeve. Nëse dy qeveritë organizojnë takime të përbashkëta ku në fokus është interesi i një ekonomie të përbashkët ku infrastrukturën rrugore e energjetike, kanë mjaftueshëm mundësi, hekurudha do të ndihmonte shumë”, thotë Mulaj për “Front Online”.

    Ish-ministri i Financave: Qeveria e Kosovës s’ka vullnet politik të bashkëpunojë me Shqipërinë

    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri vlerëson për “Front Online” se Kosova duhet ta stimuloj importin nga Shqipëria e ta dekurajoj nga Serbia.

    Sipas Shatrit, vullneti politik mungon që të rritet bashkëpunimi.

    “Shteti duhet ta stimuloj më shumë importin nga Shqipëria e ta dekurajoj nga shteti serb, por po mungon vullneti politik se s’kemi as raporte normale”, shprehet Shatri.

    Shatri thotë se dy shtetet duhet t’i lehtësojnë procedurat për qarkullim në kufij për lehtësimin e tregut.

    “Shteti duhet t’i lehtësoj disa procedura për qarkullimin në kufij për me i heq disa pengesa formale. Eksporti dhe importi varen nga çmimi i tregut dhe kërkesa për ato mallra që importohen e eksportohen prej vendeve përkatëse”, thotë Shatri.

    Deputeti i PDK-së: Qeveria ‘Kurti’ ka ngrirë raportet me Shqipërinë, shqetësuese mos bashkëpunimi tregtar

    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi dhe Tregti, Ferat Shala, e cilëson si shqetësuese raportin Kosovë-Shqipëri ne aspektin tregtar.

    Shala thotë për “Front Online” se fajin për mos zhvillimin ekonomik mes dy vendeve e ka Qeveria ‘Kurti’.

    “Shqetësuese është jo bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik mes dy vendeve. Duhet të ketë ngritje të kapaciteteve institucionale. Qeveria Kurti që nga ardhja në pushtet i ka të ngrira raportet e komunikimit ndërinstitucional dhe kjo ka reflektuar në mos bashkëpunim në parametrat ekonomikë-tregtar”, shprehet Shala.

    Ish-kryetari i OEK: Eksporti i Kosovës në Shqipëri është brengosës

    Safet Gërxhaliu, ish- kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se është shqetësuese këmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

    “Këmbimi tregtar mes dy vendeve është për t’u shqetësuar se në rrethana normale do duhej të ishte një këmbim mes dy sipërmarrjeve të dy shteteve, por jo mes dy shteteve të një populli të ndarë”, thotë Gërxhaliu.

    Ai vlerëson me komunikimi politik mes dy qeverive është kritik.

    Sipas Gërxhaliut, koha është për zbatimin e marrëveshjeve e jo marketingut politik.

    “Komunikimi politik është kritik dhe takimet për t’i eliminuar barrierat janë inegzistente. Brengosës është eksporti i Kosovës në Shqipëri, janë më shumë mbeturina metalike dhe plastikë. Duhet të çlirohemi nga marketingu politik e patriotizmi steril dhe t’i kthemi implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara”, tha ai.

    Ish kreu i OEK thotë se forcimi i tregut të shteteve tjera, dëmton raportet me Shqipërinë.

    “Nëse mendojmë se me mbylljen e një kufiri e forcojmë tregun e Maqedonisë, Turqisë, Kinës dhe i dëmtojmë raportet me Shqipërinë është një mëkat që si bënë nder askujt. Ekonomia e Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë konkurrentë”, shprehet Gërxhaliu.

    2197 biznese nga Shqipëria në Kosovë me 7006 të punësuar

    Derisa shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një niveli jo të kënaqur, qindra biznese nga Shqipëria janë pozicionuar mirë në tregun vendor.

    Nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë për “Front Online” kanë bërë të ditur se deri më tani në Kosovë janë të regjistruara 2197 biznese me pronarë nga Shqipëria, derisa numri i përgjithshëm i punëtorëve të punësuar nga këto biznese shkon në 7006, shkruan “Front Online”.

    Tabela e detajuar për bizneset e Shqipërisë në Kosovë:

     

     

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar se kjo njohje e...
    Lajme12 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit për të njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Siç shkruan...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar me një koment ironik lidhur me lajmin për dy njohjet e reja të Kenisë...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.