×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jemi gati kurdoherë – UÇK-së t’i sjellim nder”, dëshmorët e Hereçit përkujtohen në mënyrë të veçantë nga pasardhësit e tyre

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Me nderime dhe respekt të thellë, janë përkujtuar 18 dëshmorët e Hereçit të Gjakovës në 27-vjetorin e rënies së tyre heroike për lirinë e Kosovës, nga të cilët 10 dhanë jetën në betejën e lavdishme të Koshares.

    Dhjetëra të rinj të veshur me bluza të zeza me mbishkrimin “Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)” dhe “Të pa vdekshmit e 23 Prillit 1998”, u mblodhën në mënyrë të organizuar për të nderuar të rënët për liri.

    Të rinjtë marshuan drejt Koshares duke kënduar këngën për Adem Jasharin, duke rikthyer kohën e 23 prillit të vitit 1998, kur kishte ndodhur beteja.

    “Jemi gati kurdoherë – UÇK-së t’i sjellim nder,
    Plumbi neve nuk na frikëson,
    Lufta e drejtë na trimëron.
    Krenaria jonë kombëtare, rrënoftë ushtria çlirimtare,
    Amanet na i la i pari, komandant Adem Jashari.”

    Në këtë ceremoni u kujtuan me emër secili nga dëshmorët që ranë në emër të lirisë:

    Asllan D. Rexhepaj

    Agim Q. Metaj

    Bekim S. Alijaj

    Bujar S. Jasiqi

    Besnik S. Jasiqi

    Dinë R. Alijaj

    Gazmend H. Ramaj

    Hajdar R. Thaqi

    Hasan B. Tahiraj

    Iber Sh. Metaj

    Luan X. Dinaj

    Muhamet U. Zenunaj

    Muharrem H. Isufaj

    Sadik L. Alijaj

    Skender Q. Hajdaraj

    Shefqet S. Alijaj

    Ukë M. Shabanaj

    Vehbi A. Hasanaj

    Emrat e dëshmorëve u përmendën me krenari, ndërsa vendosmëria për ta ruajtur kujtimin e tyre gjallë në zemrat e brezave të rinj u theksua në këtë përvjetor, raporton Telegrafi.

     

    Nga Rubrika
    Lajme24 Maj 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline ka komentuar vizitën e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri...
    Lajme24 Maj 2025
    Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, për FrontOnline ka komentuar vizitën e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme...
    Lajme24 Maj 2025
    Xhemal Lanica është shpallur zyrtarisht “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Qytetit të Nju-Jorkut, duke u bërë shqiptari më i ri që...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka kritikuar kërcënimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifës 50 për qind ndaj...
    Lajme23 Maj 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje. Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë: “Me...
    Lajme23 Maj 2025
    Gjatë ditës së premte, nga Presidenca e Kosovës thanë se ende nuk është caktuar prokurori për t’i hetuar kërcënimet ndaj Presidentes Vjosa...
    Lajme23 Maj 2025
    Në Konferencën e Investitorëve për zhvillimin e turizmit lokal, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka prezantuar master planin për zhvillimin...
    Lajme23 Maj 2025
    Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka vlerësuar se zgjatja e mandatit të e EULEX edhe për...
    Lajme23 Maj 2025
    Bashkimi Evropian përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë një përmbledhje vizitës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Kaja...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.