Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Prishtina është kapluar nga pandemia COVID-19 dhe se vendi është buzë katastrovës.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se pritoritet i Qeverisë Hoti nuk është menaxhimi i pandemisë, por dialogu me Serbinë
“Është fakt dhe besoj se edhe situata e sotme me numrin e madh të të infektuarve pra 963 është numër rekord që prej fillimit të pandemisë. Qeveria do të duhej shumë me herët të reagonte – prej 30 tetorit e deri më sot numri i rasteve aktive është rritur për 7 mijë”.
“Për çdo profesionist shëndetësor që pak merr vesh në këtë fushë do të duhej të alarmohej. Qeveria ka qëndruar si e përgjumur – veprimet që i ka ndërmarr tani janë të momentit, nuk janë me një strategji dhe vizion”.
“Kur ka rënë numri i rasteve, ka filluar një relaksim total i Qeverisë – kanë tërhequr edhe kontrollet në pikat kufitarë – menjëherë ka rezultuar me rritjen e numrit të rasteve”.
“Qeveria nuk e ka pasur gjatë këtyre muajve prioritet pandeminë. Prej se Hoti e ka marrë qeverinë, më shumë ka qëndruar në Bruksel. Pra në kohë pandemie ne kemi pasur protesta brenda QKUK-së sepse atë që iu ka premtuar Qeveria nuk ua ka dhënë”.