Dita e sotme është tejet e veçantë për Jehona Sopin.
20 gushti i vitit 2019, këngëtares Jehona Sopi i dha epitetin nënë.
Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një fotografie të publikuar në Instagram, derisa nuk ka munguar edhe një dedikim për vogëlushen e saj.
“Vajza e ditëlindjes, Aria, drita e syve të mi, 9 vite sot”, ka shkruar Sopi.
Që kur u bë nënë, këngëtarja iu dedikua plotësisht familjes së saj, ndërsa edhe projektet e saj muzikore kanë qenë në numër të vogël.
“Jena dashtë”, mban titullin kënga e fundit e lansuar në shkurt të vitit 2020.