Jeep i prezantoi publikut evropian modelin e ri Wrangler 4xe me motor hibrid plug-in, e cila pati premierën në Amerikë në shtator të vitit të kaluar.
Me pak fjalë, ky model kombinon një motor benzinë turbo 2.0 litërsh, dy motorë elektrikë, bateri 17.3 kWh dhe një transmetim automatik me 8 shpejtësi. Fuqia e kombinuar është 280 kW / 380 kuaj fuqi dhe 637 Nm çift rrotullues, dhe shoferi ka tre mënyra të ngasjes (Hybrid, Electric dhe eSave).
Në mënyrën elektrike, autonomia e drejtimit elektrik është 45-50 km. Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h zgjat 6.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 156 km/h. Sa i përket konsumit, sipas fabrikës është 3.5 l / 100 km.
Paleta do të shfaqë gjithsej dhjetë ngjyra të trupit (me theks ajo e Kaltër Elektrik), si dhe rrota aliazh 17 dhe 18 inç, ndërsa pjesa e brendshme përmban shtresa elektrike Blue dhe një ekran të sistemit 8.4-inç UConnect.
Në fund, Jeep Wrangler 4xe Sahara në Gjermani kushton 69.500 euro, versioni Rubicon 71,000 euro dhe edicioni special 72,500 euro./FrontOnline/