Kur modeli Wranger i vitit 2024 u prezantua në prill, CEO i brendit Jeep, Christian Meunier, deklaroi në një deklaratë për shtyp se gati pesë milionë ishin shitur në mbarë botën që kur modeli u lansua për herë të parë në vitin 1986.
Dhe tani, shifra e plotë e numrit prej pesë milionë është arritur së fundmi.
CEO i Jeep North America, Jim Morrison ndau lajmin se modeli Wranger i pesë miliontë u shit më 28 gusht.
Nuk u bë e ditur se të cilit vit të modelit i përket, çfarë dizajni kishte dhe çfarë ngjyre.
Mund të ketë qenë model i vitit 2023, pasi modelet e vitit 2024 vetëm tani kanë nisur të dërgohen tek klientët./FrontOnline/