Jeep ka njoftuar se në vjeshtën e vitit 2024 ka planifikuar që të prezantojë modelin e parë elektrik në SHBA, Wagoneer S me 600 kuaj fuqi, transmeton FrontOnline.
Wagoneer S do të vijë me rrotat e markës 4xe të Jeep, dhe do të jetë një model elektrik me bateri, i cili thuhet të arrijë 60 km/h për vetëm 3,5 sekonda.
Prodhuesi amerikan i veturave nuk ka dhënë më shumë detaje dhe specifika rreth modelit të ri, por dihet se fillimisht do të dalë në shitje në SHBA para se të prezantohet edhe në tregjet kryesore botërore.
Duke u bazuar në pamjet e shpërndara nga Jeep, duket se Wagoneer do të jetë pothuajse identik me konceptin e Jeep të shfaqur në vitin 2022.
Ndryshe, Wagoneer S është i pari nga dy modelet elektrike të planifikuara për prezantim në vitin 2024./FrontOnline/