Pasi lista me shtatë finalistët u publikua pak muaj më parë, sot mësuam emrin e fituesit të Makinës Evropiane të Vitit 2023. Është Jeep Avenger. Fituesi u shpall sot në Motor Show në Bruksel.
Jeep fitoi bindshëm, me 328 pikë, në vendin e dytë është Volkswagen ID. Buzz (241 pikë), dhe në vendin e tretë Nissan Ariya (211 pikë).
Më pas pason Kia Niro (200 pikë), Renault Austral (163), Peugeot 408 (149) dhe Subaru Solterra/Toyota bZ4X (133).
Juria përbëhet nga 57 anëtarë nga 23 shtete, dhe duhet kujtuar se Makina Evropiane e Vitit për vitin 2022 ishte Kia EV6./FrontOnline/