Fifi është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun.
Por ajo përtej muzikës, komentohet shumë edhe për jetën e saj private.
Ajo ishte kryetemë e muajve të fundit për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP”.
E pas daljes nga aty, ajo ktheu sërish vëmendjen ka vetja e saj me lidhjen e saj të re që nisi me Adis Patushin.
Prej muajsh, ajo po shijon lidhjen me Adisin dhe dyshja janë pothuajse të pandashëm.
Ata nuk kursejnë as dedikimet romantike për njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Së fundmi, këngëtarja ka ndarë një fotografi ku shihet e përqafuar me partnerin e saj.
“Je ti ai që dëshiroja”, ka shkruar Fifi krahas fotografisë.