Policia në Prishtinë ka njoftuar se gjashtë javës së kaluar janë realizuar 223 urdhëresa të gjykatës.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”
Po ashtu janë sekuestruar 4 armë dhe janë shqiptuar 4890 gjoba.
“Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 4 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4890 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.”