×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Javën e kaluar në Ferizaj u raportuan 62 aksidente trafiku, 27 persona u lënduan

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2024

    Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 791 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 4 patentë shoferë.

    Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 62 aksidente, ku janë lënduar 27 persona.

    Policia ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me ta.

    Komunikata e plotë:

    Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të aksidenteve në komunikacion.

    Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 23-29/12/2024 ka shqiptuar 791 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 4 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor.

    Ndërsa, janë raportuar 62 aksidente, prej tyre :

    – Aksidente me lëndime, 19

    persona të lënduar, 27

    – Aksidente me dëme materiale, 43

    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

    Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

    Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se duhet të të krijohet një mekanizëm mbikëqyrës ndërkombëtarë apo vendor, për Gjykatën Speciale në...
    Lajme02 Janar 2025
    Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, më 23 dhjetor në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) votuan kundër certifikimit të Listës...
    Lajme02 Janar 2025
    Sot u anuluan katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kështu konformoi Valentina Gara, zëdhënëse për media në aeroport, e...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ditën e djeshme publikoi një video përmes së cilës uroi Rumaninë dhe Bullgarinë për...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të premten, më 3 janar, pas...
    Lajme02 Janar 2025
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat për situatën në pikat kufitare të Kosovës, përcjell Gazeta Express. MPB ka bërë...
    Lajme02 Janar 2025
    Për efektivitetin e operacioneve në veri gjatë këtij viti, ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, deklaroi për FrontOnline se angazhimi ka qenë i...
    Sport02 Janar 2025
    Interesimi i Real Madridit për të nënshkruar me Trent Alexander-Arnold, tashmë është pothuajse zyrtar. Është përfolur tash e një kohë se “Mbretërit”...
    Lajme02 Janar 2025
    Liburn Aliu, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka dhënë sqarime lidhur me anulimin e disa fluturimeve ditën e djeshme si...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.