×
  • Lajme
  • Lajme

    Javën e ardhshme shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë se është duke vazhduar procesi i rinumërimit të rreth 500 vendvotimeve.

    Elezi nga Qendra për Numërim dhe Rezultate (QNR) tregoi se për çfarë gabimesh bëhet fjalë në këto vendvotime.

    “Në 35 vendvotime ka bartje të gabuar të votave, në gjashtë vendvotime ka gabime në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, për shkak që numri i votave ishte i paqartë. Në 370 vendvotime kandidatja apo kandidati kanë më shumë vota se subjekti politik, dhe në 83 vendvotime tjera subjekti ka vota dhe kandidati jo”, tha ai.

    Gjithashtu, Elezi bëri të ditur se në QNR është duke vijuar vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora.

    “Po ashtu, në këtë qendër është duke vijuar vlerësimi i 43 mijë e 500 pako të fletëvotimeve që kanë ardhur nga diaspora, sipas të dhënave të fundit, janë hapur 25 mijë e 153 pako të supozuara me fletëvotime prej nga kemi të aprovuara 29 mijë e 87 zarfa me fletëvotime dhe 11 mijë e 840 zarfe të refuzuara”, potencoi ai.

    Elezi bëri të ditura arsyet se pse janë refuzuar disa pako me fletëvotime nga diaspora.

    “Arsyet e mos aprovimit të tyre janë të ndryshme, dhe janë si në vijim 5 mijë e 78 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosove, mbi tre mijë zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosove gjatë periudhës së aplikimit, sepse nuk kanë plotësuar kriteret ligjore, mbi 900 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë, mbi 1 mijë e 500 zarfe janë dërguar nga votues të pa identifikuar dhe në 470 zarfe janë dërguar nga votuesit që bashkangjitur kanë pasur dokumente jovalide”, theksoi ai.

    Elezi tha se varësisht rekomandimeve të QNR-së, mund të shkojnë në rinumërim edhe vendvotime tjera. Po ashtu ai tha se në vikend do të fillohet me numërimin e votave me kusht dhe të diasporës, dhe se KQZ javën e ardhshme do të mund të shpall edhe rezultatet përfundimtare.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.