Takimet në nivel bilateral në kuadër të Procesit të Berlinit si dhe ditët deri në Këshillin e BE-së kushtuar zgjerimit janë mundësia e fundit për arritje të marrëveshjes mes Shkupit dhe Sofjes në mënyrë që të miratohet korniza për negociata më datën 17 të këtij muaji, njofton AIM.
Vendet anëtare të BE-së nuk planifikojnë ta vendosin Maqedoninë e Veriut në rend dite të takimit të ambasadorëve të planifikuar për të mërkurën në Bruksel nëse nuk arrihet përparim i konsiderueshëm në nivel bilateral.
Takimet në kuadër të Procesit të Berlinit sot dhe nesër do të shfrytëzohen për tentim të afrimit të qëndrimeve, por linjat e kuqe që i ndajnë të dyja palët janë diametralisht të kundërta deri në këtë moment.
Pala bullgare edhe më tej insiston që Maqedonia e Veriut të pranojë se ka “rrënjë bullgare” para vitit 1945, nuk e njeh gjuhën dhe konsideron se duhet të futet dispozitë e posaçme në procesin negociues me BE-në lidhur me këto çështje, me çka faktikisht ajo do ta prejudikonte epilogun e vetë negociatave.
“Këto kërkesa duken të papranueshme për palën e Maqedonisë së Veriut, e cila siç duket është e gatshme për kompromis, por jo me çfarëdo çmimi”, thonë diplomatët në Bruksel.
Diplomatët bullgarë gjithashtu thirren në linjat e veta të kuqe si dhe në anketat e fundit të mendimit publik në Bullgari, ku 80 për qind e qytetarëve konsiderojnë se negociatat me Maqedoninë e Veriut duhet të bllokohen nëse nuk ka marrëveshje për çështjet bilaterale.
Vendet e tjera anëtare të BE-së konsiderojnë se nuk duhet të “bilateralizohet” procesi negociues i Maqedonisë së Veriut.
Siç transmeton gazeta evropiane “Politiko” sot, në BE rritet frustrimi ndaj qëndrimit të fortë të Sofjes, posaçërisht në Gjermani, e cila kryeson me Unionin deri në fund të këtij viti dhe për të cilën prioritet është fillimi i negociatave me Shkupin.
Duke pasur parasysh atë që Shqipëria ende nuk i përmbushë të gjitha kushtet, bllokimi bullgar do të sillte disfatë të sërishme të BE-së në politikën e zgjerimit, duke pasur parasysh atë se as Shkupi e as Tirana, me siguri atëherë nuk do të fillonin negociata këtë vit.
Diplomatë të caktuar e sjellin në pikëpyetje edhe përkushtimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së për t’u përballur me presionet bullgare, siç po përballet me cilat do presione nga vendet anëtare për dosjet të cilat i konsiderojnë si prominente.
“Përgjegjësia përfundimtare është tek Bullgaria”, thonë në BE, por edhe e BE-së të tregojë se mban llogari për parimet e veta.
“Por, loja nuk ka përfunduar”, shtojnë diplomatët në Bruksel me të cilët bisedoi MIA, dhe optimizmi se do të tejkalohen dallimet akoma nuk është groposur.
nga TaboolaMund t’ju interesojnë
Adriana Matoshi tregon arsyen se përse u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj
Sa është i pasur Joe Biden dhe sa do të marr pagë si president i SHBA-së?
Dalin mesazhet ku dyshohet se terroristi Kujtim Fejzullahu ishte financues i një hoxhe në Kosovë
“Edhe pse, thonë disa burime të caktuara, të afërta me Sofjen, deklaratat e forta të disa diplomatëve drejtuar Bullgarisë “nuk ndihmojnë” për zbutje të pozicioneve, posaçërisht duke pasur parasysh atë se vendi po hyn në fushatë parazgjedhore.
Më datën 17 do të mbahet Këshilli për punë të përgjithshme të BE-së, ku do të debatohet dhe sipas të gjitha gjasave, vendoset, për miratimin e kornizës negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deri atëherë pala bullgare dhe e vendit tonë kanë një javë kohë për t’i tejkaluar dallimet e veta, pa i kaluar me atë rast kufijtë e kuq.