×
  • Sport
  • Sport

    Javë e mirë për Liverpoolin pas rinovimit me Salahun, synon mbylljen e fundjavës me fitore

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Tifozët e Liverpoolit të premten morën një lajm të mirë që e kanë pritur gjatë. “Të kuqtë” e kanë vazhduar për dy vjet kontratën me yllin, Mohamed Salah.

    Tjetër lajm të mirë tifozët e zjarrtë të Liverpoolit presin të dielën pasdite. Liverpooli e pret Ëest Ham Unitedin nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së 32-të të Premier Leagues. Liverpooli i synon tri pikë të reja për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit.

    Liverpooli është lider me 73 pikë, plot 11 më shumë se Arsenali. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe shtatë xhiro.

    Liverpooli së shpejti pritet të vazhdojë kontratën edhe me Virgil van Dijk, derisa Trent Alexander-Arnold munbd të transferohet te Real Madridi. Trajneri Arne Slot ka thënë se është shumë e rëndësishme që të dihet edhe e ardhmja e dy futbollistëve tjerë të rëndësishëm.

    Ëest Hami është në vendin e 16-të me 35 pikë.

    Arsenali aktualisht e ka fokusin në Ligën e Kampionëve. Çerekfinalen e parë me Real Madridin e fitoi 3:0, ndërsa ndeshja e kthimit është në “Santiago Bernabeu” të mërkurën e ardhshme. Në Premier League, Arsenali luan të shtunën nga ora 18:30 ndaj Brentfordit. “Topçinjtë” synojnë të vazhdojnë momentin e mirë.

    Nga Premier League në Champions në edicionin e ardhshëm do të jenë të paktën pesë skuadra. Lufta për pozitën e katërt e të pestë mbetet e hapur. Nottinghami është i treti me 57 pikë, ndërsa nga 53 i kanë Chelsea e Neëcastle Unitedi. Në vendin e gjashtë është kampioni në fuqi, Manchester City, me 52 pikë ndërsa në të shtatin është Aston Villa me 51. Larg nuk janë as Fulhami me 48 pikë dhe Brightoni me 47.

    Manchester City e pret Crystal Palacen, të shtunën nga ora 13:30, në ndeshjen e parë të xhiros. Skuadra e Pep Guardiolas kërkon fitoren për të bërë hap të madh drejt sigurimit të zonës Champions.

    Ndeshje me rivalitet pritet të jetë ajo mes Neëcastle Unitedit dhe Manchester Unitedit, që zhvillohet të dielën nga ora 17:30. Manchester Unitedi është vetëm i 13-ti me 38 pikë. Skuadra me nam vazhdon të ketë telashe të mëdha këtë edicion.

    Nga Rubrika
    Sport18 Prill 2025
    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u paraqit i qetë në konferencën për shtyp pas ndeshjes të së martës mbrëma në Gjermani, pasi...
    Sport18 Prill 2025
    Leo Messi, një nga figurat më të ndritura në historinë e futbollit, ka ndarë një tjetër pjesë të rëndësishme nga rrugëtimi i...
    Sport18 Prill 2025
    Një ndeshje epike u zhvillua në “Old Trafford”, ku Manchester United siguroi një kualifikim dramatik në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, duke...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Industria e ndërtimit kritikon marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU/CSU dhe SPD, lidhur me përgjysmimin e kontingjentit të forcave të punës nga vendet...
    Lajme18 Prill 2025
    Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në një prononcim për “Front Online” ka folur pas dështimit të seancës së...
    Kronika18 Prill 2025
    Policia në Gjilan njofton se gjatë një jave ka shqiptuar 1 mijë 852 gjoba. Në kumtesën për media theksohet se gjatë kësaj...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e planit të një marrëveshjeje mineralesh midis vendit të shkatërruar nga lufta dhe SHBA-së, raporton BBC,...
    Kronika18 Prill 2025
    Një person është arrestuar për grabitje mbrëmjen e së enjtes. Policia po e kërkonte të dyshuarin dhe pas hetimeve ka arritur ta...
    Vip18 Prill 2025
    Loredana Brati ishte një nga konkurrentet që arriti deri në gjysmëfinale të spektaklit ‘Big Brother VIP Albania’, por u eliminua pak para...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.