×
  • Lajme
  • Lajme

    “Java e Minatorëve” do të shënohet vetëm me disa aktivitete simbolike

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në takim anëtarin e bordit të ndërmarrjes publike “Trepça”, Shyqyri Sadiku, ku është njoftuar se në këtë vit nuk do të ketë manifestim qendror të “Javës së Minatorëve” që i dedikohet minatorëve grevistë të vitit 1989, për shkak të gjendjes aktuale me pandeminë CoVid-19, dhe respektimit të vendimit të Qeverisë për mos grumbullimit të madh të njerëzve.

    Sipas një komunikate të Komunës së Mitorivcës, edhe pse “Java e Minatorëve” nuk do të shënohet me manifestim siç është organizuar viteve më parë, gjatë këtij takimi është potencuar se menaxhmenti i “Trepça” SH.A, përfaqësuesit e sindikatës, dhe disa nga minatorët janë përkujdesur që të shënojnë disa aktivitete simbolike për nder të kësaj jave të rëndësishme për minatorët.

    “Ku me kërkesë të bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Shyqyri Sadiku, ka ftuar edhe kryetarin e komunës, Agim Bahtiri, të jetë pjesëmarrës në shënimin e këtyre aktiviteteve me rastin e 32 vjetorit të grevës së minatorëve 20-28 shkurt 1989. Në fund u bë e ditur se aktivitetet do të fillojnë me ngritjen e flamurit kombëtar pranë varrit të heroit të kombit “Mehë Uka” në fshati Bajgorë, për të vazhduar me homazhe te kompleksi memorial në Prekaz, tek varrezat e dëshmorëve në Shipol, si dhe në fund vizitë tek pllaka e minatorëve grevistë të vitit 1989 në sheshin e qytetit “Isa Boletini”, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Avokati, Ardian Bajrakti, ka thënë se 6 korriku është datë e rëndësishme për procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçin,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Policia në Ferizaj e ka gjobitur një 21-vjeçar pasi ishte duke vozitur 70 kilometra në orë në zonën ku kufizimi i lejuar...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një grua dyshohet se ka shqetësuar ish-bashkëshortin e saj në Prishtinë, derisa sipas policisë, thuhet se ajo i ka shkuar në banesë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka hedhur poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që Beogradi zyrtar ka kërcënuar me...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, të shtunën ofroi mbështetje të plotë ndaj procesit të çarmatosjes së militantëve kurdë, të cilët kanë filluar...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Tensionohet edhe më tej situata në Theth teksa në përplasje janë përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës. Sherri ka nisur me drejtorin e...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Tre shtetas të Shqipërisë janë ekstraduar nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, për vepra të ndryshme penale. Të njëjtit, sipas Policisë së Shqipërisë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, po thotë se PDK, LDK dhe AAK janë bllokuese të konstituimit të Kuvendit, ndonëse partia të cilës...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sulmi vdekjeprurës i papritur në Gaza ishte pothuajse aq tronditës sa vendndodhja e tij, shkruan CNN. Natën e së hënës, një grup...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.