×
  • Lajme
  • Lajme

    Java e komunitetit egjiptian, Berisha: Hasim në racizëm, diskriminim dhe mohim të të drejtave

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Komunitetit egjiptian është duke e shënuar javën e vet, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga ky komunitet, Veton Berisha, ka thënë se ende përballën me shumë sfida.

    Berisha në Klan Kosova ka folur edhe rreth 24 qershorit që njihet si Dita Nacionale e Egjiptianëve.

    “Kemi filluar para pesë viteve për të shënuar këtë festë në mënyrë aktive edhe kësaj radhe komuniteti egjiptian po e shënon ditën e tyre nacionale e cila është shënohet më 24 qershor, datë e cila i referohet Kuvendit të parë të një shoqate e komunitetit egjiptian e cila është mbajtur në Ohër. Janë mbledhur të gjithë përfaqësuesit e rajonit në Pejë dhe e kanë caktuar këtë ditë që të shënohet si ditë e komunitetit egjiptian”.

    “Kemi fillu të bëjmë aktivitete për këtë ditë edhe për të ndërgjegjësuar njerëzit e tjerë për ekzistencën e komuniteti egjiptian, për anët e mira e kulturën, traditën dhe gjërat që ka ky komunitet por në të njëjtën kohë e kemi shfrytëzuar këtë javë të komunitetit për të senzibilizu opinionin dhe institucionet që ky komunitet ka nevojë për një pozitë më të mirë”.

    Berisha mes tjerash njoftoi se për shkak të pandemisë shumë aktivitete nuk do të mbahen, mirëpo tregoj se me kë nga krerët shtetëror do të takohen.

    “Për shkak të pandemisë jemi të kufizuar në shumë aktivitete”.

    “Në javën dhe ditën e komunitetit insistojmë që të takojmë krerët shtetëror dhe të kemi takime me ta”.

    “Sot kemi takime të ndara me presidentin, ku një delegacion i komunitetit egjiptian do të jetë tek presidenti, gjatë ditë do të kemi pritje edhe nga ana e kryeministrit dhe në të njëjtën kohë do të kemi një konferencë të përbashkët me kryeministrin”.

    “Nesër në mëngjes do të kemi pritje nga kryetarja e Kuvendit dhe do të ketë takime tjera në nivele komunale”.

    Berisha mes tjerash ka folur edhe rreth sfidave që përballën si komunitet në Kosovë.

    “Mungon vullneti dhe aktiviteti proaktiv i veprimeve konkrete, prioritetet që kanë qenë në Kosovë me tema të ndryshme gjithmonë prioritetet e komunitetit egjiptian i kanë lanë nën hije duke i trajtuar si prioritet të rendit të tretë dhe e them me përgjegjësi të plotë se gjendja nuk është e kënaqshme e kemi një situatë sfiduese, ballafaqohemi shpesh me qasje inferiore, me qasje që kanë elemente të racizmit, diskriminimit dhe mohim të të drejtave që janë shumë elementare për ne”.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Gusht 2025
    Mijëra njerëz e mbushën hapësirën e Sunny Hill Festival gjatë koncertit të mbrëmshëm në Prishtinë, në një nga netët më të zjarrta...
    Lajme02 Gusht 2025
    Dy prej figurave të Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla e Besnik Bislimi, kanë zgjedhur që orët e mbrëmjes të këtij fillimgushti t’i kalojnë...
    Lajme02 Gusht 2025
    Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në spitalin e Pejës, ku një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e...
    Të tjera
    Lajme02 Gusht 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë pritur në takim zyrtar zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të...
    Lajme02 Gusht 2025
    Një punëtor 21-vjeçar ka vdekur në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë. Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë pë Pashtrik Krasniqi, i riu me...
    Lajme02 Gusht 2025
    Pritjet e qytetarëve për hyrje-dalje në pikat e kalimeve kufitare po vazhdon edhe në orët e pasdites. Sipas gjendjes së orës 18:25,...
    Bota/Rajoni02 Gusht 2025
    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Adana të Turqisë, ku një avion i vogël u rrëzua në një plantacion agrumesh gjatë...
    Lajme02 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është zbuluar një mbishkrim i...
    Lajme02 Gusht 2025
    Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar të shtunën rreth orës 13:00 një informatë se, në një dasmë në fshatin Greme të Ferizajt...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.