×
  • Lajme
  • Lajme

    Java e ardhshme pritet të ketë reshje shiu, në vise malore mund të ketë edhe borë

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e ardhshme pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të deficitit të reshjeve që ka vazhduar që nga muaji shkurt.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se reshjet do të jenë të konsiderueshme, kryesisht në formë shiu në viset e ulëta, ndërsa në zonat malore pritet që reshjet të shoqërohen edhe me borë.

    “Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë në përmirësim gradual. Megjithatë, në disa zona me infrastrukturë të dobët ekziston mundësia për vërshime të shpejta për shkak të intensitetit të reshjeve”.

    “Era do të jetë e pranishme nga drejtimi jugperëndimor dhe verilindor, me shpejtësi mesatare dhe, lokalisht, të fortë”, thuhet në njoftim.

    Moti i plotë për pesë ditët e javës:

    E Hënë

    Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 16°C deri në 19°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.

    E Martë

    Parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të zbresin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 18°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

    E Mërkurë,

    Do të mbajë mot i vranët dhe me kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 °C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 16°C. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga jugperëndimi.

    E Enjte

    Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vende-vende parashihen kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s.

    E Premte

    Moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6C, ndërsa maksimalet nga 7°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot në 26-vjetorin e vrasjes viktimat e regjimit serb në Krushë të Madhe. “Në Krushë...
    Lajme26 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur të veprojë për dyshimet për manipulime në votat me postë. Prokuroria e ka autorizuar Policinë të...
    Lajme26 Mars 2025
    Deputeti i zgjedhur i VV-së, Driton Hyseni, ka bërë me dije se partia e tij nuk bën kompromise me postin e kryeministri...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda që kanë ndodhur ditët e...
    Lajme26 Mars 2025
    Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, para familjarëve të masakruarve 26 vjet më parë në Krushë të Madhe, u betua se nuk do...
    Lajme26 Mars 2025
    Bajrami madh po afrohet e çmimet e ofertave të Sharr Travel po zvogëlohen. Një super ofertë vetëm për klientët e saj besnik...
    Lajme26 Mars 2025
    Dëshmitari Naim Maloku tha të mërkurën në Hagë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe struktura e saj ka qenë vullnetare. Duke u...
    Lajme26 Mars 2025
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të rregullt në të cilën ka marrë disa vendime. Ndër ta ishte edhe emërimi i...
    Vip26 Mars 2025
    Gjesti ka diskutuar pas Prime-t me Eglin për raportin e tyre dhe i ka shprehur se: Jashtë kur të dalim do të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.