Java e 33-të në Superligën e Kosovës do të nis sot me tri ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Kryendeshja e sotme dhe e javës së 33-të do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, aty ku takohen dy rivalët, Gjilani dhe Drita, shkruan FrontOnline.
Derisa Drita lufton për titull, Gjilani është “blinduar” në pozitën e katërt, megjithatë në fushën e gjelbër pritet rivalitet i madh.
Në anën tjetër, ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas mes Feronikelit dhe Trepçës ’89.
Të dyja skuadrat e duan fitoren sot pasi janë në luftë të ngushtë për mbijetesë.
Dhe për fund, Prishtina synon të fitojë në Brestovik ndaj Besës së Pejës për ta vazhduar luftën për titull, derisa Besa tashmë e ka siguruar “dëbimin” në Ligën e Parë.
Ndryshe, të trija ndeshjet e sotme nisin nga ora 15:00./FrontOnline/