Java e 32-të në elitën e futbollit kosovar nis sot me tri ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Kryendeshja e sotme zhvillohet në Anamoravë, raporton FrontOnline.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Drita synon të rikthehet te fitoret në ndeshjen ndaj Feronikelit.
Në dy ndeshjet e fundit, kampionia në fuqi e Kosovës, Drita nuk di për fitore, andaj sot kërkon vetëm tri pikë.
Nga ana tjetër, Arbëria e Dobrajës e cila po lufton për mbijetesë do të përballet me Gjilanin në Podujevë.
Dhe për fund, Trepça ’89 që poashtu për synim e ka ekzistencën në elitë, është nikoqire e Besës në Mitrovicë.
Të trija ndeshjet e sotme nisin nga ora 15:00./FrontOnline/