Java e 31-të në Superligën e Kosovës nis në pasditën e sotme me një ndeshje tejet interesante.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli është nikoqir i Arbërisë së Dobrajës, raporton FrontOnline.
Në këtë ndeshje, të dyja skuadrat e kanë vetëm një synim – fitoren.
Si drenicasit, ashtu edhe lipjanasit janë duke luftuar për mbijetesë këtë edicion.
Ndryshe, ndeshja në fjalë nis nga ora 15:00./FrontOnline/