Modelja Rosie Huntington-Whiteley, solli në jetë një vajzë. Modelja mirëpriti fëmijën e saj të dytë me partnerin e saj, aktorin e famshëm Jason Statham 54-vjeç, tha një anëtar i ngushtë i familjes.
Lajmi i gëzuar për shtatzëninë e modeles u postua në Instagram në muajin gusht. Më pas ajo ka publikuar një foto ku tregon barkun e saj shtatzënë.
-Taaa daahhh !! Raundi i dytë – ka shkruar modelja në një postim. Rosie ka gëzuar miqtë dhe fansat e saj të famshëm me lajmin e mirë. Ata nuk e fshehën dot entuziazmin dhe në komentet e tyre uruan familjet për lindjen e tyre.
Në vitin 2018 modelja pranoi se nuk nguten me martesën dhe fëmijët dhe se ‘nuk është prioriteti i tyre’.
“E presim me padurim atë kohë. Ky nuk është gjithashtu një prioritet i madh për ne; ne jemi kaq të lumtur. Mendoj se do të jetë kënaqësi ta bëjmë kur fëmija të rritet pak dhe të mund të përfshihet në dasmë”, tha modelja e cila më pas vazhdoi.
“Ne kemi qenë të fokusuar në punën tonë për kaq shumë kohë dhe Jack ka ardhur. Ne patjetër po flasim për të, duke pritur me padurim atë kohë. Gjithashtu nuk është një prioritet i madh për ne, ne jemi shumë të lumtur”, shpjegoi Rosie.
Vitin e kaluar, Rosie tha se ajo dhe Jason do të donin të kishin më shumë fëmijë dhe se diferenca e tyre 20-vjeçare në moshë nuk është problem.
“Jo! Nuk ka qenë kurrë problem! Mosha nuk është gjë tjetër veçse një numër!”, tha modelja.
Kujtojmë Rosie dhe Jason, ata u takuan në një festë në Londër në vitin 2009, ku u dashuruan me shikim të parë. Më pas ata hynë zyrtarisht në një lidhje në vitin 2010 dhe u fejuan në vitin 2016. Ata tashmë janë prindër të një djali katër vjeçar të cilin e mirëpritën një vit pas fejesës./FrontOnline/