Këngëtari Jason Derulo dhe e dashura e tij Jena Frumes u ndanë vetëm katër muaj pas lindjes së djalit të tyre Jason King. “Jena dhe unë vendosëm të ndahemi”, shkroi Derulo. “Ajo është një nënë e mahnitshme, por ne mendojmë se ndarja në këtë pikë do të na lejojë të jemi versioni më i mirë i vetes dhe prindërve më të mirë që mund të jemi. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë në këtë kohë”, tha Derulo, transmeton FrontOnline.
Vetëm pak ditë para se Jason dhe Jena të festonin ditëlindjen së bashku në Aspen duke qenë se të dy kishin lindur më 21 shtator.
“Jam e bekuar që ndaj të njëjtën ditëlindje me dashurinë time. Ti je njeriu më i pashëm, më i vlefshëm, më i talentuar dhe më i sjellshëm ndonjëherë”, shkroi Jena për Derul në Instagram.
“Ti me të vërtetë më bën të plotë dhe unë jam mirënjohës për dashurinë që ndajmë. Ti dhe fëmija ynë më bëni vajzën më të lumtur në botë dhe mezi pres të krijoj kujtime të reja me ju. E di që ndonjëherë jam e vështirë, por ti më bën të butë dhe më pranon për atë që jam dhe unë jam përgjithmonë mirënjohëse për ty”, vazhdoi ajo. “Urime për një vit tjetër! Të dua shumë, përgjithmonë”, tha Jena, por më vonë fshiu postimin e saj. Çifti ende nuk ka zbuluar arsyet e ndarjes./FrontOnline/