Andi Artani dhe Jasmina Kadriu, janë dy ish konkurrentët e sezonit të dytë të “Për’puthen”, e të cilët u komentuan shumë për raportin e tyre.
Ani pse pas daljes nga ky program, tentuan njohjen, ata përfunduan të ndarë.
Madje prej atëherë, dyshja kanë thumbuar njëri-tjetrin, përmes postimeve të ndryshme.
Jasmina, së fundi, ndau një ‘Instastory’ ku shkruhej: Bëj kujdes nga një vajzë të cilës personi i parë që i ka thyer zemër ka qenë i babai i saj.
Mirëpo çfarë bëri përshtypje ishte edhe reagimi i menjëhershëm i Andit, i cili zgjodhi ‘TikTok-un’ për të thënë fjalën e tij.
Artani ka realizuar një video me zërin që është bërë trend në këtë platformë, ku dëgjohet Stresi teksa thotë që dukjen e tij ia dedikonte ex-it, që ta kuptojë çfarë kishte humbur.
Kjo video ngriti dyshime, se është një thumb ndaj Jasminës.