Jasir Asanit ka dhuruar spektakël në Champions League e Azisë, duke realizuar het-trik. Lojtarit shqiptar i mjaftuan vetëm dy minuta lojë për të gjetur golin e parë.
Në Champions League e Azisë, në takimin kundër Yokohama Marinos, skuadër japoneze, Asani realizoi golin e parë të ndeshjes me një goditje siç ai din nga distanca me të majtën.
Goli i Asanit la pa fjalë edhe ekipin e tij Gwangju që reagoi menjëherë me anë të një statusi në rrjetet sociale: “Pa fjalë”, shkruan klubi korean. Në fillimin e pjesës së dytë ai realizoi golin e dytë me një tjetër goditje spektakolare me të majtën.
Në minutën e 69-të, sulmuesi i Shqipërisë ka dhënë asist për shokun e skuadrës Mikeltadze i cili e ktheu në gol. Në fundin e ndeshjes Jasiri realizoi golin e tij të tretë duke e mbyllur në mënyrë perfekte ndeshjen me fitoren 7-3.