×
  • Lajme
  • Lajme

    Jasharaj: Rreth 2000 veta pritet të jenë pranishëm në protestë

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar një protestë masive me pjesëmarrjen e rreth 2,000 punonjësve të arsimit nga e gjithë Kosova, në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Protesta, sipas Jasharajt, do të jetë një reagim ndaj qasjes së gabuar të ministres dhe pasivitetit të saj ndaj kërkesave për përmirësimin e kushteve të punës dhe realizimin e Kontratës Kolektive.

    “Do të shprehim pakënaqësinë tonë për ngritjen ironike të pagës dhe do të kemi një lutje për deputetët që ta votojnë nismën qytetare, për t’Iu kthyer të drejtat punëtorëve të arsimit, si kontribut dhënësve të arsimit të viteve ’90-ta”, tha Jasharaj për FrontOnline.

    Ai e kritikoi ashpër ministren Nagavci, duke thënë se ajo nuk ka arritur t’i përmbushë detyrat e saj si ministre dhe se nuk ka dalë asnjëherë për të shqyrtuar kërkesat e punëtorëve.

    “Nagavci asnjëherë nuk doli të jetë ministre e Arsimit dhe të merrte në shqyrtim kërkesat tona, që duhet të realizohen gradualisht”, u shpreh Jasharaj.

    Kryetari i SBASHK-ut gjithashtu shprehu shqetësimin se një tjetër grevë si ajo e shtatorit të vitit 2022 është e mundur, për shkak të injorimit të vazhdueshëm të sindikatave nga Nagavci dhe Kurti.

    “Uroj që mos të ndodhë greva e shtatorit të vitit 2022, kur i tërë arsimi shkollor ishte në grevë për fajin e Kurtit dhe Nagavcit, të cilët nuk e gjetën asnjë minutë për të biseduar me sindikatat”, tha ai. /FrontOnline/

    Rrahman Jasharaj paralajmëron protestë masive të mërkurën, të enjten protestojnë mantelbardhët

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës,Isak Shabani, i cili është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Media, për FrontOnline, ka kritikuar deklaratat...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) do të protestojë sot para Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë. Kryetari i SBASHK-ut,...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, do të mbajë sot konferencë për media. Sipas njoftimit, konferenca do të fillojë në...
    Të tjera
    Vip04 Dhjetor 2024
    Nëna e reperit Eminem, Debbie Mathers, ka vdekur në moshën 69-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin. Nënë e bir njiheshin botërisht për...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Sot në Kosovë do të mbretërojë kryesisht mot i vranët me temperatura që do të shkojnë deri në -2 gradë Celsiu. “Mot...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Viteve të fundit shumë herë është dëgjuar dhe lexuar fjala ‘’luftë hibride’’. Këtë term më së shumti kohës së fundit është përdorur...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Pas vlerësimit të lartë nga UNESCO, vallja tradicionale ”K’cimi i Tropojës” është tani pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka qëndruar në Itali, ku ka takuar shqiptarët atje. Ai ka publikuar edhe disa fotografi, ku siç...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, kështu ka thënë Antonio Costa, presidenti i ri i Këshillit Evropian. Costa sonte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.