×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Japonia goditet nga një tërmet, frikë se një vullkan i madh mund të shpërthejë

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2021

    Autoritetet japoneze të premten lehtësuan spekulimet për një shpërthim të mundshëm vullkanik në malin Fuji, maja më e lartë në vend, pas një tërmeti me magnitudë 4.8 që e vendosi çështjen për diskutim në Twitter.

    Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi zonën pranë malit kult, 100 km në perëndim të Tokios, në orën 6:37 (21:37 GMT, të enjten), por nuk pati raportime për të lënduar, viktima apo dëme të mëdha materiale.

    Hashtag-u “Shpërthimi i malit Fuji” filloi të bëhej i njohur në Twitter dhe një përdorues shkroi: “Tokio do të ishte në telashe të vërteta nëse mali Fuji do të shpërthente. Duke qenë se infeksioni me koronavirus është në vazhdim, ku mund të shpëtojmë?”

    Vullkani shpërtheu për herë të fundit më shumë se 300 vjet më parë, por ai është ende aktiv dhe herë pas here kalon nëpër periudha aktiviteti që mund të prodhojnë disa qindra tërmete në muaj.

    Një panel i qeverisë japoneze paralajmëroi vitin e kaluar se çdo shpërthim i madh do të hidhte aq shumë hi në Tokio sa rrjeti i saj i trafikut të trenave dhe autostradave do të paralizohej në tre orë.

    Agjencia Meteorologjike e Japonisë, megjithatë, tha se nuk kishte të dhëna që tregonin një gjasë të shtuar të një shpërthimi vullkanik në malin Fuji. “Ne nuk pamë ndonjë anomali të veçantë në të dhënat e vëzhgimit në lidhje me malin Fuji. Ndoshta nuk ka asnjë lidhje (midis tërmetit dhe shpërthimit të mundshëm)”, tha një zyrtar i agjencisë në një konferencë shtypi./FrontOnline/

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.