×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Janjiq: Shqiptarët e Luginës, problem me të cilin Vuçiq duhet të përballet

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Pas edhe një vizite tjetër në Washington dhe aktiviteteve të shumta diplomatike që kanë pasur në Kongres dhe Senat, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë ende presin që çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Dushan Janjiq, Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, mendon se kjo nuk është realiste, sepse sipas tij “Serbia ka obligimet e saj në lidhje me respektimin e të drejtave të pakicave lidhur me kapitujt e anëtarësimit 23 dhe 35 në negociatat me Bashkimin Evropian”.

    Shqiptarët deklaruan se delegacioni i tyre në Uashington, pas një vizite tjetër të financuar nga Qeveria e Kosovës, ka marrë mbështetjen e kongresmenëve Jim Hymes dhe Richie Torres dhe se në Senat është mbajtur një “brifing për Luginën”.

    Në raportin e tij vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në Serbi për vitin 2022, Departamenti i Shtetit përmend “problemet në punësim, pasivizimin e vendbanimit, arsimin, gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin” si probleme të pozicionit të komunitetit shqiptar në jug të Serbisë.

    “Të gjitha këto janë probleme me të cilat Vuçiqi duhet të përballet, sepse në rrugën evropiane do të ketë probleme që kanë të bëjnë me problemet e aplikimit selektiv të politikës së pakicave, sepse shqiptarët nuk kanë autonomi kulturore dhe gjuhësore, nuk ka riorganizim të Trupit Koordinues, për të cilat ka dokumente përkatëse”, thotë Janjiq, për “Danas”.

    Ragmi Mustafa, ushtrues i detyrës së kryetar i organit të Përkohshëm të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KSHK) shprehet i kënaqur me vizitën në Uashington dhe pret që “problemi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës të gjejë vendin e tij në procesin aktual të negociatave mes të dy palëve [Kosovës dhe Serbisë]”.

    “Atë që u takon serbëve në veri, e presim edhe në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe këtë e presim nga bashkësia ndërkombëtare, para së gjithash nga SHBA-ja”, thotë Mustafa.

    Ai nuk komenton faktin se i dërguari i posaçëm i SHBA-së Gabriel Escobar nuk iu përgjigj “konkretisht kërkesave të tyre që ai i dëgjoi me kujdes”.

    Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare tani po e përqendrojnë vëmendjen tek Ardita Sinani, anëtare e Partisë për Veprim Demokratik (PDD) të Shaip Kamberit, që është ish-kryetare e Komunës së Preshevës, e cila tani po shërben si këshilltare e kryeministrit të Prishtinës, Albin Kurti për Luginën e Preshevës.

    Ngjarjet aktuale politike në jug të Serbisë ilustrohet më tej nga fakti se grupi i këshilltarëve pakicë të serbëve në parlamentin lokal në Bujanoc, duke mos u pajtuar me politikën e shumicës lokale shqiptare, gjithnjë e më shumë po heq dorë nga pjesëmarrja në punë. Gjithçka po ndodh përkundër faktit se, pas një vizite të fundit në këtë komunë multietnike, presidenti Aleksandar Vuçiq tha se është “i gatshëm për bisedime me shqiptarët”, por edhe se “shumica e parave shpërndahen në vend në dëm të serbët”.

    Tensioni, të paktën ai politik, nuk ka munguar asnjëherë këtu dhe tani po rritet nga të dyja palët, nga pala shqiptare, e cila ka levat e pushtetit lokal, por edhe ajo që bazohet në mbështetjen e Beogradit.

    “A është se Veriu i Kosovës, është zhvendosur në jug [të Serbisë] ”, pyesin serbët dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

    Në jug të Serbisë, pavarësisht nga negociatat aktuale, askush nuk pret një përkeqësim të situatës së sigurisë, duke pasur parasysh praninë e KFOR-it në anën tjetër të vijës kufitare si dhe “monitorimin e kujdesshëm të lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve” nga policia serbe, si dhe nga OSBE dhe komuniteti ndërkombëtar, transmeton Telegrafi.

    Vlerësimet e analistëve thonë se “rrjeti politik” i Shaip Kamberit nga Partia për Veprim Demokratik (PDD) me boshnjakët, në radhë të parë Sulejman Ugljanin, nuk është një lëvizje e mirë dhe se nuk do të mbështetet në një formë të tillë nga komunitetit ndërkombëtar, si BE ashtu edhe SHBA.

    “Sipas negociatave të fundit, problemi i shqiptarëve në jug të Serbisë do të jetë ekskluzivisht në mekanizmin e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq dhe do të mbikëqyret nga BE-ja dhe SHBA-ja dhe shqiptarët në këtë moment nuk mund të presin që çështja e pozita e tyre brenda Serbisë do të zgjidhet në procesin agjendën aktuale të negociatave”, thotë Janjiq.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit me qindra dronë dhe raketa balistike, forcat e Netanyahut paralajmëruan se do të “përgjigjen”. Pavarësisht përpjekjeve...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ministri teknik i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se deri më tani nuk ka pasur shkelje të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Xhamajka ka njoftuar vendimin e saj për të njohur shtetin e Palestinës, duke iu bashkuar 141 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri e ka uruar për datëlindjen e 56 ish-presidentin Hashim Thaçi. Tahiri tha se...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të cilat janë të paregjistruara qe më shumë se 30 ditë. Ata janë gjobitur...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ministri teknik i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se deri më tani nuk ka pasur shkelje të...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherit edhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij. Nga ajo...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Xhamajka ka njoftuar vendimin e saj për të njohur shtetin e Palestinës, duke iu bashkuar 141 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara...
    Lajme24 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate do të dalë sot para media. Konferenca do të nisë në orën 15:00 afër zyrave të Prokurorisë Speciale. “Sot, nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.