×
  • Lajme
  • Lajme

    Janjiq: Në fund të vitit të ardhshëm Kosova e Serbia arrijnë marrëveshje

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Analisti politik Dushan Janjiq shprehet skeptik për dialogun Kosovë-Serbi për shkak të çasjes së palëve dhe Bashkimit Evropian. Ai pret që deri në fund të vitit të arrihet një marrëveshje ndërmjet këtyre dy shteteve, por pa njohje nga Serbia për shtetësinë e Kosovës.

    Njohësi i zhvillimeve politike, Dushanj Janjiq, beson se Kosova dhe Serbia, do të arrijnë marrëveshje deri në fund vitin tjetër, por që nuk do të ketë njohje të pavarësisë, por vetëm të realitetit në vendin tonë.

    “Unë mendoj që palët mund të arrijnë një marrëveshje në fund te vitit të ardhshëm, të ngjashme siç̧ ishte ajo në Washington, ku Presidenti Vuçiq do e njoh realitetin e Kosovës, por nuk do e njoh tërësisht pavarësinë e Kosovës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Dushan Janjiq.

    Janjiq, tha se janë dy probleme që po e pengojnë progresin në dialog.

    “E para është papërgatitja që ka Emisari Miroslav Lajçak dhe ekipa e tij  dhe vet Bashkimi Evropian. Është e gabuar të niset me idenë se nuk pajtohemi për asgjë deri sa të arrihet pajtimi i përgjithshëm. Këso marrëveshje mund të bësh me tregtar nëpër dyqane, por jo në mes dy shteteve. Unë mendoj që duhet të pritet për ardhjen e Biden-it, në mënyrë që Brukseli të bashkëpunojë ngushtë me Uashingtonin, që ta shtyjnë para procesin e dialogut”.

    Analisti serb, thotë se duhet presion ndërkombëtar mbi Serbinë për çështjen e trupave të zhdukurve në luftën e fundit në vend, teksa tha se serbët i dinë se ku janë trupat.

    “Veçanërisht nga ana Serbisë tema e të pagjeturve injorohet. Në Serbi njerëzit e dinë se ku janë trupat, përfshirë këtu edhe lokacionet,  si Batajnica dhe vendet e tjera. Pas gjithë këtyre viteve efshtë e papranueshme që mos të zbardhen trupat e të pagjeturve, kjo nuk i ndihmon aspak Serbisë që ta mbrojë politikën e Milosheviçit dhe t’i ndihmojë disa personave t’i ikin drejtësisë, kriminelët e luftës duhet të dënohen”.

    BE-ja përmes një përgjigje për RTV Dukagjinin, ka thënë se nuk ka ndonjë datë për takim të radhës mes Kosovës e Serbisë në Bruksel

    Nga Rubrika
    Kronika03 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka raportuar se një grua nga Peja dyshohet se po përjeton dhunë psikike nga vajza e saj e mitur,...
    Lajme03 Janar 2025
    Për vite të tëra, janari është quajtur “muaji i divorceve”. Megjithatë, një studim nga Universiteti i Uashingtonit, zbuloi se ndarjet më të...
    Kronika03 Janar 2025
    Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të premte kanë filluar kolonat. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Kronika03 Janar 2025
    Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes, në fshatin Llapashticë e Epërme, Podujevë, pas të shtënave me armë zjarri gjatë një...
    Lajme03 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha. Në një njoftim të...
    Kronika03 Janar 2025
    Një rast i grabitjes ka ndodhur dje në Pejë rreth orës 18:30 në rrugën Konstantini i Madh ku viktimë ishte një femër...
    Kronika03 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Istog nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me armë gruan me të cilën...
    Lajme03 Janar 2025
    Avdil Ibishi person me nevoja të veçanta, flet me shumë dashuri për sportin, teksa thekson se Futbollin e ka më të preferuarin,...
    Lajme03 Janar 2025
    Policia e Gjilanit ka hetuar gjithsej 34 aksidente trafiku gjatë periudhës 27 dhjetor 2024 – 2 janar 2025. Nga këto, 17 aksidente...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.