×
  • Lajme
  • Lajme

    “Janë ble votat me paga para zgjedhjeve”: Kur Murati akuzonte qeveritë e kaluara për korrupsion elektoral

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2024

    Ndonëse dikur kritikë të zëshëm të qeverive të mëparshme për shpërndarjen e buxhetit në kohë fushatash elektorale, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, njoftuan vetëm 49 ditë para zgjedhjeve ndarjen e 100 eurove për çdo fëmijë deri në moshën 16 vjeç, si dhe për pensionistët.

    Vendimi, vlera totale e të cilit vlerësohet të jetë rreth 56 milionë euro, u kritikua ashpër nga opozita duke e akuzuar Qeverinë për korrupsion të pastër elektoral – që synon ndikim në vullnetin qytetar në prag të zgjedhjeve.

    Ironikisht, vetë ministri Murati ishte një kritik i zëshëm i shpërndarjeve të ngjashme buxhetore gjatë periudhave zgjedhore.

    “Ka qenë një papërgegjësie madhe se bilanci bankar patë mbërri në pikë kritikë në atë kohë. Kjo për shkak se patën rrit pagat para zgjedhjeve, vetëm e vetëm për çështje elektorale.” – deklaronte Murati gjatë një parqitjeje në emisionin e Jeta Xharrës në Kallxo.com.

    Në atë botë, Murati fliste se si një praktikë e tillë dëmtonte financat publike dhe mbështeste një kulturë klienteliste.

    “Kemi të bëjmë më mënyrat e shpenzimit të të hyrave që mbeldhen. Pagat normal që duhet me iu rrit të gjithve. Pagat duhet me u rrit aq sa rritet produktiviteti, e në Kosovë nuk ka ndodh kjo. Në Kosovë janë ble votat me paga para zgjedhjeve. Qeveria duhet me bë politika që nuk i ço paret vetëm në paga klienteliste.” – deklaronte Murati.

    Pikërisht në dritën e shpalosjes së kontradiktës mes deklaratave të bëra në të kaluarën dhe vendimeve të marra gjatë ushtrimit të pushtetit, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami rikujtoi se ishin Albin Kurti dhe Hekuran Murati dy denoncuesit më të mëdhenj të qeverive paraprake për rritje pagash në kohëra zgjedhore: dhe, sot, bëjnë të njëjtën – rritje e pagës për 50 euro në fund të janarit përkatësisht një javë para zgjedhjeve, dhe 50 euro tjera në korrik të vitit të ardhshën.

    “Janë këta vet, pash disa video të kryeministrit kur ka qenë në opozitë por dhe Hekuran Muratit, ku këta akuzonin të tjerët që kanë blerë vota me rritjesh pagash. Në mungesë të efikasitetit të tyre, që nuk kanë mbërri me lanë një shenjë pozitive n ëvend, ne sot nuk i kemi tri projekte të mëdha për një mandat katër vjeçar, mandat i plotë, duke qenë të vetëm pa asnjë parti tjetër në koalicion”, tha Bajrami në një intervistë për Nacionalen

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Të premten banorët e tri fshatrave të Prizrenit pritet të mbajnë protestë para zyrave të KEDS-it në Prizren. “Ftohen të gjithë banorët...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se i gjithë qyteti të cilin ai e udhëheq është në terr, në mungesë energjie....
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar katër projektet kryesore kulturore të kësaj partie, të cilat tha se do të...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Prishtinë, 25 dhjetor – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëheqë personalisht fushatën e PDK-së si udhëheqës i...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Tridhjetetetë është bilanci i fundit i viktimave të shkaktuar nga rrëzimi i aeroplanit të “Azerbaijan Airlines” (AZAL) në Kazakistan. Kështu ka raportuar...
    Vip25 Dhjetor 2024
    Gjesti ka shkaktuar sërish të qeshura kur po ironizonte me një grup banorësh, për idenë e krijimit të aleancave brenda shtëpisë. Dhe...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Fenerbahçe po raportohet  se po kërkon ta rikthejë yllin kosovar, Vedat Muriqi. Ndonëse kanë Edin Xhekon gjigantët turk duket se kanë nevojë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Lista Srpska ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë miratuar ankesën e kësaj partie lidhur me moscertifikimin nga KQZ...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ministria e Ekonomisë ka thënë se vështirësitë e fundit në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Kosovës janë rezultat i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.