Këngëtari Sabri Fejzullahu ka rrëfyer së fundmi disa të pathëna rreth jetës së tij personale dhe asaj profesionale.
Në një intervistë, këngëtari i hiteve të jashtëzakonshme ka rrëfyer për problemet shëndetësore si pasojë e muzikës.
Por përtej kësaj ai shtoi se asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kënga.
“57 vite duke kënduar, më janë shurdhuar veshët, doktor Arbeni më ka thënë tonet e larta po funksionojnë pak pak, bas-bina të është shurdhuar, veshi i majtë komplet, i djathti pak, domethënë tërë jetën do të shurdhohem edhe do të qorrohem, por nuk mund ta lë këngën asnjëherë. E kam pasion, e kam ushqim shpirëtor, e kam çdo gjë”- tha ai për emisionin “Libero.”
Fejzullahu foli gjithashtu si rrallë herë edhe për bashkëshorten e tij. Ai shpreu se bashkëshortja e tij ka qenë shumë e talentuar në muzikë, por pas martesës me të ajo e ndërpreu pasionin e saj.
“Ka ditur të këndojë, çfarë zëri ka pasur. I përcjell të gjitha trended muzikore të botës. Dinte të këndonte këngën popullore, dhe në momentin kur e kam njohur. Pasi u martuam ka pasur 4 këngë. Të gjitha top lostat e zuri vendin e parë… edhe nga xhelozia se ka qenë shumë e bukur. Xheloz i sëmurë, thoja ma marrin të tjerët. Ia ndalova këngën. Një mijë herë i kam kërkuar falje.”, tha ai, duke shtuar se familja e tij është shumë e rëndësishme për të.