Xheisara Frisku, është banorja që u largua mbrëmë (e enjte) nga Big Brother VIP.
Ajo qëndroi brenda shtëpisë prej disa javësh, ndërkohë që dhuroi emocione të forta e rrëfeu gjëra të shumta nga jeta personale.
Në një bisedë të bërë brenda, këngëtarja shqiptare tregoi një histori të trishtë që kishte të bënte me jetën e saj dhe familjen.
Ajo tha se ka lindur në qytetin e Burrelit dhe është përballur me paragjykime të shumta pasi babi i saj është invalid.
“Para se të lindja unë, babai u plagos pas koke dhe humbi kujtesën. Dhe nuk dihej nëse do bënte fëmijë. Pastaj linda unë dhe pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në spital. Kam pësuar disa vdekje klinike. Pastaj zbuluan se vuaj nga epilepsia. Ëndrra ime më e madhe ishte të bëhesha këngëtare. Por, gjithmonë të tjerë thoshin se nuk do ia dilja. Thoshin se jam gjynah. Unë nuk kam asgjë dhe do ua vërtetoj të gjithëve. Edhe unë një njeri me epilepsi dhe vajza e një invalidi do ia dal”, u shpreh Xhesi.
Artistja tutje shtoi se nëna e saj ka sakrifikuar shumë dhe se ka punuar për të mbajtur atë dhe motrën e saj. Madje theksoi se pikërisht kjo gjë e ka bërë që mos të jetë shumë e lidhur me të ëmën.
Përpara se të dilte, ajo u befasua nga e ëma e cila i tha se e ka përkrahur dhe se është krenare me të.
BB VIP ndryshe ka vazhduar garën deri më 18 shkurt.