×
  • Vip
  • Vip

    “Jam e fiksuar pas tij”, Adele flet si rrallëherë për lidhjen me agjentin sportiv

    FrontOnline
    16 Gusht 2022

    Adele ka folur si rrallëherë publikisht për jetën private duke thënë se nuk ka qenë kurrë më e dashuruar se tani.

    Këngëtarja ka pozuar për kopertinën e revistës Elle ndërsa ka zbuluar se ëndrra e saj është të bëhet “shtëpiake” pasi planifikon të martohet dhe të ketë fëmijë me partnerin e saj, Rich Paul.

    “Nuk kam qenë kurrë e dashuruar kështu. Unë jam e fiksuar pas tij. Patjetër që dua më shumë fëmijë. Unë jam shtëpiake dhe jeta e qëndrueshme më ndihmon me muzikën”, tha këngëtarja e njohur, duke shtuar: “Por tani për tani, gjithçka që kam në mendje është Las Vegas. Unë dua të kem sukses”.

    Përsa i përket thashethemeve që qarkullojnë se ata po fejohen, Adele tha: “Epo, unë nuk jam e martuar. Unë jam thjesht e dashuruar. Unë jam e lumtur si kurrë më parë. Mund të jem edhe e martuar”, ndërsa duke iu referuar unazës së saj masive, e cila ndezi gjithë këto thashetheme, ajo u përgjigj:

    “Nuk jam e fejuar. Më pëlqejnë vetëm bizhuteritë luksoze”. Kujtojmë që Adele dhe agjenti sportiv u takuan në një festë disa vite më parë dhe e bënë publike lidhjen e tyre në verën e vitit 2021. Muzikantja ishte e martuar më parë me biznesmenin Simon Konecki, babai i djalit të saj 9-vjeçar Angelo.

     

     

    Nga Rubrika
    Vip13 Nëntor 2024
    Xuxi dhe Drenusha kanë diskutuar dhe kanë sqaruar raportin e tyre teksa në bisedë u përmend edhe ish-bashkëshorti i saj, Atilla, i...
    Vip13 Nëntor 2024
    Gjesti dhe Sara kanë nisur një diskutimi që i shtyu në një debat ku i përmendnin gjërat që kanë bërë për njëri-tjetrin....
    Vip13 Nëntor 2024
    Vullneti ka këshilluar Burimin për vazhdimin e lojës brenda Big Brother VIP Kosova 3. Tutje, Vullneti i ka propozuar që të mbyll...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.