×
  • Lajme
  • Lajme

    Jaka nga IKD: Nuk përputhen shpenzimet e partive politike me aktivitetin gjatë fushatës zgjedhore

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Eksperti i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jaka, ka deklaruar se partitë politike kanë obligim të publikojnë raportet financiare të pa audituara, por shpenzimet e tyre në fushatën zgjedhore nuk përputhen me deklarimet zyrtare.

    Sipas tij, raportet tregojnë se partitë kanë shpenzuar shumë për aktivitetet e tyre elektorale, ndërsa një pjesë e shpenzimeve mbetet e padeklaruar.

    “Partitë politike kanë shpenzuar kogja shumë në fushatë. Ka aktivitete që kanë kosto të lartë, por nuk deklarohen sepse nuk mund të mbulohen me fondet e raportuara”, theksoi Jaka në Tv Dukagjini.

    Ai vuri në pah se vetëm 110 kandidatë nga secila parti raportojnë shpenzime mbi 10 mijë euro, çka lë të kuptohet se shifrat reale janë më të larta.

    Jaka po ashtu nënvizoi se fondet zyrtare nuk mjaftojnë për të mbuluar vizitat në diasporë dhe aktivitetet e mëdha të partive si Lëvizja Vetëvendosje apo Partia Demokratike e Kosovës.

    “Ka më shumë aktivitete sesa të hyra, ndërsa shpenzimet e vërteta nuk mund të arsyetohen me fondet e deklaruara”, përfundoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi policëve të Kosovës nuk i janë paguar orët shtesë dhe ato të ndërrimit të...
    Lajme28 Mars 2025
    Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), duke propozuar...
    Lajme28 Mars 2025
    Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një reagimi publik është shprehur e shqetësuar në lidhje me vonesën në pagesën e ndërrimit të...
    Të tjera
    Vip28 Mars 2025
    Dy ish banorët e Big Brother Vip Albania, Sara dhe Bardhi janë shumë të përfolur në media rozë. Dyshja ka vendosur që...
    Bota/Rajoni28 Mars 2025
    Të paktën 153 persona janë konfirmuar deri më tani të vdekur pas tërmetit të fuqishëm të së premtes me magnitudë 7.7 që...
    Kronika28 Mars 2025
    Në Mamushë një person ka pësuar lëndime të rënda në vendin e punës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin...
    Lajme28 Mars 2025
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në mënyrë elektronike, ku ka miratuar disa vendime të...
    Lajme28 Mars 2025
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportimeve se ish-kandidati i VV-së për deputet, Mirsad Shkreta ka dalë i pari në...
    Lajme28 Mars 2025
    Mirsad Shkreta është kandidati i vetëm që kaloi testin me shkrim për drejtor të QKSUK-së. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.