Jaguar Land Rover po tërheq afërsisht 2100 SUV për shkak të rrjedhjeve të naftës që potencialisht mund të “t’ia vënë zjarrin” motorit dhe të krijojnë kushte të rrezikshme për drejtuesit e tjerë.
Sipas mediave të huaja, janë prekur disa modele nga të dy markat, duke përfshirë Jaguar F-Pace së bashku me pesë Land Rover: Range Rover, Range Rover Sport, Range Rover Velar, Discovery dhe Defender.
Tërheqja thuhet se vlen vetëm për njësitë nga viti model 2024.
Në total, 1995 Land Rover përfshihen në tërheqje, e cila ndahet në 910 Defenders, 235 Discovery SUV, 303 Range Rover, 500 Range Rover Sports dhe 47 Range Rover Velar – përfshirë edhe 133 Jaguar F-Paces.
Sipas dokumenteve të depozituara në Administratën Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA), problemi buron nga filtri i vajit, i cili me sa duket është prodhuar duke përdorur specifikime të pasakta për llojin e plastikës.
Kjo do të thotë që me kalimin e kohës plastika do të plasaritet, duke çuar përfundimisht në rrjedhjen e vajit në hapësirën e motorit.
Vaji potencialisht mund të përfundojë duke pikuar mbi komponentët e nxehtë të motorit, gjë që mund të shkaktojë zjarr.
Dokumentet e NHSTA gjithashtu vënë në dukje se vaji mund të rrjedhë në rrugë, duke krijuar një rrezik për drejtuesit e tjerë. /Telegrafi/