E-Type UK (specialist britanik për Jaguar E-Type) paraqet markën Unleashed që do të ofrojë modele E-Type me performancë dhe komoditet modern, duke mbajtur pothuajse gjithçka që duhet të jetë një klasik.
Së pari është projekti restomod i Jaguar E-Type, i cili përfshin një motor 6.12 litërsh V12 me 400 kuaj fuqi, transmeton FrontOnline. Përveç kësaj, ekziston një transmetim manual i ri me 5 shpejtësi, sistemi i shkarkimit prej çeliku inox, frenat e reja, amortizatorët e rregullueshëm, parakolpët e rregulluar, rrota 16 inç, fenerët LED …
Një pjesë e pajisjeve përfshin karrige lëkure me ngrohje, Piano Black dhe detaje alumini, mbyllje qendrore, dritare elektrike, butoni i ndezjes së motorit, Bluetooth, xhama me ngrohje dhe klimatizim.
Çmimi për Jaguar E-Type Unleashed është 325,000 euro./FrontOnline/