Jada Pinkett Smith foli hapur për problemet e saj të drogës dhe alkoolit, duke e quajtur veten një mrekulli në këmbë, sepse ajo arriti të kapërcente varësinë e saj. Aktorja dhe prezantuesja tha se kombinonte verën ose alkoolin me MDMA dhe marihuanën kur zhvilloi një tolerancë ndaj alkoolit, transmeton FrontOnline. “Pirja e verës së kuqe ishte si të pish një gotë ujë për mua”, e pranoi ajo në emisionin ‘Red Table Talk’. “Unë nuk bëra gjëra që mendoja se krijonin varësi”, shtoi ajo. “Por unë kombinoja alkool dhe drogë, ishte koktejli im. Toleranca juaj rritet aq shumë sa ju duhen vërtet shumë … Më duheshin dy shishe verë … Nëse merrja MDMA dhe marijuanë, më duhej më pak”, shpjegoi ajo. 49-vjeçarja gjithashtu e përshkroi veten si një person që nuk do të pinte gjatë javës, por do t’i kompensonte të gjitha gjatë fundjavës.
Nëna e saj Adrienne Banfield-Norris gjithashtu luftonte me drogat dhe ishte e varur nga heroina. Por Jada thotë se ajo arriti të dilte nga nofullat e varësisë pasi kishte frikë për shëndetin e saj në setin e filmit ‘Profesori i Çmendur’ në vitin 1996, kur brenda ditës pinte deri 3 shishe verë. Smith, e cila më parë pranoi se ishte e varur nga pornografia, thotë se përfundimisht piu një gotë verë sot. “Po mendoj për jetën time dhe mund të them se jam një mrekulli në këmbë, ska dyshim për këtë”, tha ajo./FrontOnline/