×
  • Hulumtime
  • Ekonomi
  • Biznes

    Ja si i pastrojnë parat e pista politikanët e Kosovës

    FrontOnline
    09 Shtator 2019

    Shuma të mëdha parash edhe më tutje vazhdojnë të shpërlahen në vendin tonë nga  politikanet dhe personat e lidhur me ta. Në një raport të siguruar nga Front Online, e i cili është përpiluar më herët nga Inteligjenca financiare nxjerr në pah skemat se si politikanet pastrojnë parat përmes bizneseve të ndryshme, investimeve në patundshmëri, kredive, por edhe transfereve të mjeteve nga shtete të ndryshme të botës, raporton Front Online.

    Blejnë pasuri me fonde pa origjinë

    Në raportin e Inteligjencës thuhet se NJIF-ja u informua për transaksionin e pasurive të paluajtshme të një të identifikuar në raportin e saj si personi Y, i punësuar si drejtor në administratën publike.

    Vlera e pronës ishte 150.000 euro dhe pagesa e kësteve u bë me fonde të deklaruara si kursime personale dhe të dhurata nga prindërit dhe nuk u kanalizuan përmes sistemit bankar.

    Por, analiza të mëtejme të informacionit të mbledhur nga burime të shumta, lidhjet familjare dhe aktiviteti i tyre treguan se: Ata nuk kishin qarkulluar me fonde të tilla në llogaritë e tyre bankare. Gjithnjë duke u bazuar në raportin në fjalë thuhet se  vëllai i personit Y kishte blerë aksione të kompanisë L në vlerë prej 100.000 eurosh, ndërsa kontratat e noterizuara treguan se vlera reale e tyre ishte pothuajse dyfishi i shumës. Ky transaksion i shtoi edhe më shumë dyshimet, duke marrë parasysh faktin se shitësi (personi G) kishte paguar rreth 300.000 euro për ta dhe i shiti ato më pas për një shumë tejet më të ulët.

    “NJIF-ja po ashtu u informua për abuzimin e pushtetit nga personi Y gjatë ushtrimit të funksioneve të tij në një sektor përgjegjës për licencimin dhe shfrytëzimin e lëndëve të para, me ç’rast ai kishte favorizuar një numër të subjekteve private. Përdorimi i anëtarëve të familjes dhe origjina e panjohur e fondeve të përdorura për blerjen e pronës së paluajtshme ishin treguesit kryesorë të konsideruar nga NJIF K në ndjekjen e hetimeve financiare për këtë rast. Një tjetër tregues interesant është blerja e aksioneve të nënvlerësuara nga një anëtar i familjes. Përveç trendit të perceptuar në raste të tjera, përdorimi i personave juridikë dhe shitja e aksioneve është një risi që tregon se PEP-i, duke përfshirë dhe anëtarët e tij të familjes, po shkojnë përtej skemave të njohura që janë parë zakonisht dhe përpiqen t’i mjegullojnë shtresat e ndërlidhjes/asociimit përmes mjeteve të ndryshme”, thuhet në raportin e NJIF-së.

    Image

    Më shumë depozita se sa të hyra

    Më tutje në raportin në fjalë thuhet se Njësia e Intelegjencës Financiare ka zbuluar një deponim që personi A e kishte bërë në llogarinë e tij personale bankare për ta paguar kredinë e tij. Shuma e deponuar ishte 62.000 euro dhe burimi i deklaruar i fondeve ishte huazimi nga persona të tjerë. Si rezultat i një serie masash të kujdesit të duhur subjekti raportues zbuloi se klienti i saj (personi A) ishte Person i Ekspozuar Politikisht (PEP). Gjatë rrjedhës së analizave të informacioneve NJIF-ja mori informata rreth pozicionit aktual të personit A në njërin nga institucionet e pavarura publike në Kosovë.

    “Historiku i punësimit të personit A tregon se ai ka punuar për një kompani private dhe të ardhurat e tij mund të konsideroheshin si mesatare. Edhe pse personi A nuk ka deklaruar pranë autoriteteve tatimore të ardhura të tjera në 5 vjetët e fundit, ai ka vazhduar të kryejë deponime në llogarinë e tij bankare dhe këto deponime kryesisht kanë qenë nën pragun e raportimit të transaksioneve në para të gatshme”thuhet në raportn, raporton Front Online.

    Aty më tutje thuhet se duke u bazuar në të dhënat e autoriteteve kadastrale, personi A nuk ka poseduar pronë në emrin e tij personal, ndërsa nga analizimi i të dhënave financiare nga NJIF K ka rezultuar që të ketë pranuar në llogarinë e tij mjete nga një person B në vlerë afërsisht 22.500 euro, me burimin e deklaruar të fondeve si “shitja e patundshmërisë”. Fondet e deponuara në llogarinë e tij u transferuan në kompaninë X nga personi A për blerjen e një banese në Prishtinë, me një çmim në total prej 80.000 eurosh. Personi A (PEP), “Company X”, “Company Y”, “Person B”, “Account 1”, “Bank FIU-K”, str “Financial Investigatio”, informacioni nga burimet e hapura tregon se personi B është pronar i një kompanie Y, që kishte marrë pjesë në një numër projektesh të prokurimit publik në Kosovë. Raportet e medieve gjithashtu i kishin theksuar lidhjet në mes të pronarit të kompanisë Y personit A dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në procedurat e prokurimit, raporton Front Online.

    Image

    Pastrojnë para përmes shërbimeve të konsulencës

    Më tutje në raportin e siguruar e i cili është përgaditur nga Njësia e Intelegjencës Financiare thuhet se një formë tjetër e pastrimit të parave është ajo përmes konsulencës.

    Në rastin tjetër i publikuar në raportin e NJIF-së thuhet se personi Y ka qenë përfitues i dy transfereve ndërkombëtare dhe një transferi kombëtar në vlerë prej 62.200 eurosh. Informacioni nga burimet e hapura tregoi se vëllai i tij ishte deputet në vendin “X” dhe për këtë arsye është një anëtar i familjes së një PEP-i. Sipas Intetegjencës Financiare, më parë personi Y ka pranuar një transfer nga vendi “X” në shumën prej 10.000 eurosh dhe një pagesë në vlerë prej 32.000 eurosh nga një kosovar. “Përshkrimi i ofruar për transfertën ndërkombëtare ishte për kontrata të konsulencës dhe shërbimeve.

    Pak ditë më vonë personi Y pranoi nga i njëjti vend një tjetër transfer në vlerën prej 20.000 eurosh. “Pas analizimit të mëtejshëm të informacionit NJIF-ja arriti në përfundimin se fondet e përdorura në transaksionet mes personave të përfshirë mund ta kishin origjinën nga aktivitete të jashtëligjshme dhe informacioni u shpërnda spontanisht te partneri FIU në vendin ‘X’. Treguesi kryesor i përdorur nga NJIF-ja në këtë rast është përfshirja e një PEP-i të huaj dhe hetimi financiar ka synuar të vendosë lidhjen në mes të të ardhurave të krijuara në një juridiksion të huaj dhe përpjekjeve për ta kryer procesin e shtresimit dhe integrimit në Kosovë”, thuhet në raportin e Inteligjencës Financiare të Kosovës, raporton Front Online.

    Sipas NJIF-së, përdorimi i një komponenti ndërkombëtar tregon se PEP-at gjithnjë e më shumë po mbështeten në transaksione me juridiksionet e huaja, në mënyrë që të sigurojnë një mbulim të legjitimitetit për të ardhurat e tyre. “Shërbimet e konsulencës paraqesin një tipar të ri në këtë rast dhe janë në përputhje me shumë tipologji të PP-së dhe tregues të njohur ndërkombëtarisht”, thuhet në raport.

     

    Image

    Përdorimi i kredive nga Persona të Ekspozuar Politikisht (PEP)

    Në raportin mbi tipologjitë e shpëlarjes së parave të publikuar të enjten nga Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF) thuhet se një subjekt raportues ka paraqitur në NJIF një raport të transaksioneve të dyshimta, duke përfshirë informacione financiare rreth një personi të ekspozuar politikisht (PEP), i paraqitur në raport si personi B. Në raport më tutje thuhet se në qendër të informacionit të raportuar është një kredi bankare në emër të një personit të identifikuar si A, që është pronar i dy bizneseve që zhvillojnë aktivitetin e tyre në vend, raporton Front Online.

    Po ashtu edhe personi B është bashkëpronar në njërën prej tyre. “Kredia është përdorur për kryerjen e pagesave që lidhen me punën që kryhet nga personi A në një pronë në zotërim të personit B. Në funksion të analizës së mëtejshme të informacionit NJIF kërkoi të dhëna shtesë nga subjektet raportuese, nga të cilat rezultoi se personi A kishte marrë tetë kredi në total, të cilat ishin paguar ende pa përfunduar pagesa e kredisë së mëparshme. Vlera e kredive të përdorura nga personi A ishte mbi 200.000 euro, ndërsa totali i kredive ishte rreth 3.000.000 euro dhe qartazi tejkalonin aftësitë financiare të personit B”, thuhet në raport. Aty më tutje thuhet se në disa prej kredive rezultoi që personi B dhe një i afërm i tij ishin bashkënënshkrues dhe kështu e garantonin pagesën e tyre

    Të dhënat e marra nga NJIF-ja përfshinin gjithashtu një sërë transaksionesh financiare mes personit A dhe B (në formën e huadhënies) dhe tri raste të blerjes së parcelave të mëdha të tokës të cilat do të shërbenin për investime në projekte ndërtimesh. “Transaksionet financiare të personit A realizohen kryesisht nëpërmjet llogarive të tij personale bankare. Llogaritë bankare që lidhen me aktivitetin e biznesit të tij e tregojnë një nivel të konsiderueshëm të aktivitetit që përfshin transfertat e personit B, si dhe pagesa në formën e subvencioneve nga fondet publike, ku në pagesën e tyre kishte influencuar B, raporton Front Online.

    Nga analizimi i mëtejshëm i informacionit nga NJIF K rezultoi se kreditë marra për kryerjen e punimeve në pronën e personit B janë paguar nga personi A kryesisht përmes llogarive të tij të biznesit”, thuhet në raport.

    Image

    Përfshirja e anëtarëve të familjes në pastrimin e të ardhurave

    Më tutje në raport thuhet se NJIF K u informua nga një subjekt raportues në lidhje me dyshimet për aktivitet të paligjshëm dhe shpërdorim të detyrës nga personi A në kohën kur ai ishte drejtor i një institucioni publik. Analizimi i mëtejmë i informacionit financiar në lidhje me këtë person tregoi se ai e kishte kryer një transaksion bankar në një vlerë të konsiderueshme, si dhe kishte bërë përdorim të shpeshtë të kartave të kreditit, gjëra që shërbyen si tregues për një stil të lartë jetese, që ishte qartazi larg mjeteve dhe mundësive të personit dhe familjes së tij. Anëtarët e ngushtë të familjes (babai dhe vëllezërit) të personit A ishin aksionarë të kompanisë C, që zotëronte prona të patundshme me vlerë të lartë , raporton Front Online.

    Në vitet e para pas themelimit të kompanisë aksionarët kishin realizuar investime të konsiderueshme, edhe pse fitimet e kompanisë kishin qenë mjaft modeste. Përkundër faktit se personi B nuk ishte drejtpërdrejt i përfshirë në veprimtarinë e kompanisë, u konkludua se investimet e rëndësishme në patundshmëri u financuan përmes fitimeve të jashtëligjshme të fituara përmes praktikave korruptive që B i kishte kryer gjatë ushtrimit të detyrës së tij publike.

    “Treguesit primarë për NJIF K ishin për PEP-in dhe lidhjet potenciale me abuzimin e pushtetit dhe nivelin e stilit të jetesës që i tejkalonte qartazi mjetet e ligjshme financiare në dispozicion. Për më tepër, investimet e konsiderueshme në pasuri të paluajtshme nga ana e anëtarëve të familjes ishin gjithashtu subjekt i analizës financiare që tregoi se nuk mund të justifikoheshin nga burimet e njohura të të hyrave dhe të fitimeve. Ky rast tregon edhe një trend të përfshirjes së anëtarëve të familjes në procesin e pastrimit, ndërkohë që përpjekja e PEP-it për t’u distancuar nga investimet e konsiderueshme në pasuri të paluajtshme, si dhe përdorimi i kartelave të kreditit për ta mbështetur një stil ekstravagant jetese janë një risi”, thuhet në raportin e NJIF-së , raporton Front Online.

    Image

    Depozitimet e pazakonta dhe strukturimi i transaksioneve

    Një subjekt raportues paraqiti në NJIF një raport të transaksionit të dyshimtë për personin juridik X, xhirollogaria e të cilit po përdorej për kryerjen brenda një kohe të shkurtër të transaksioneve të shumta nën pragun ligjor të raportimit. Vlera totale e këtyre transaksioneve arrin vlerën rreth 1 milion euro. Struktura aksionare e personit X përbëhej nga tre bashkëpronarë, personin A (që ishte dhe PEP), B dhe C.

    Të gjithë personat e përfshirë në këtë rast ishin pjesë e një dosjeje të mëhershme hetimi nga Policia që lidhej me përfshirjen e tyre në veprën penale të “Pastrimit të parave”. Kjo gjë krijoi bazën për dyshime të arsyeshme në lidhje me prejardhjen e jashtëligjshme të fondeve të përdorura në transaksionet e lartpërmendura të raportuara te NJIK-ja.

    Vlerat e transaksioneve nën pragun e raportimit ishin një tregues tjetër i përpjekjeve të personave të përfshirë për ta fshehur burimin e fondeve dhe për t’iu shmangur detyrimit ligjor të subjekteve raportuese për raportimin e transaksioneve në para të gatshme

    Nga analiza e mëtejme e rastit NJIF-ja konkludoi se personat A, B dhe C në cilësinë e tyre si bashkëpronarë të kompanisë X me qëllim të fshehjes së origjinës së jashtëligjshme të fondeve, duke u munduar që t’i paraqesin ato si të ardhura të ligjshme që kishin si destinacion blerjen e pasurive të patundshme.

    Treguesit, një kombinim i strukturimit të deponimeve dhe natyra e tyre e pazakontë konsiderohen si treguesit kryesorë të NJIF K për analizën e mëtejme të dorëzuara nga subjektet raportuese. Informacioni për një hetim të kryer nga Policia shërbeu si bazë për të vërtetuar më tej nivelin e dyshimit për origjinën e fondeve të përdorura nga PEP-i dhe personat e tjerë të lidhur.

    “Ndërthurja e fondeve të një origjine të jashtëligjshme me ato të krijuara përmes veprimtarisë legjitime të biznesit është një veçori e këtij rasti që dominon në shumë raste të pastrimit të parave nëpër botë. Treguesit e këtij rasti duhet të përdoren nga subjektet raportuese për zhvillimin e mëtejmë të profilit të tyre të rrezikut të klientëve të tyre PEP dhe për identifikimin e një sërë instrumentesh dhe kanalesh të shpërndarjes të përdorura në faza të ndryshme të pastrimit të parave. Aftësia e NJIF K për të vazhduar mbi bazën e RTD-ve të dorëzuara nga subjektet raportuese dhe për të ofruar vlerë shtesë për punën ekzistuese hetimore të kryer nga Policia përbën një shembull të mirë të rolit që inteligjenca financiare ka në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme”, thuhet në raport / Front Online

    Image Image Image

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte do të zhvillohet rimeçi mes dy nga boksierëve më të mirë në vitet e fundit, Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk. Kjo...
    Hulumtime19 Nëntor 2024
    Një tender në vlerë prej 15 milionë €, të cilin ia kishte dhënë Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.