Qyteti i Ferizajt ka marrë pamje të re në prag të festave të fundvitit. Drita të shumta kanë ndriçuar pjesë të tij.
Ishin fëmijët që sonte ndezën dritat në sheshin kryesor të qytetit. I pari i komunës, Agim Aliu shpreson që Viti i Ri të sjell shëndet e mirëqenie për çdo ferizajas.
Mijëra drita u ndezën sonte nga duart e fëmijëve, nën tingujt e muzikës festive, për ta ndriçuar gëzimplotë, qiellin e Ferizajt në prag të festave të fundvitit.
Bashkë me të vegjëlit dhe prindërit e tyre, ecëm sheshit kryesor të qytetit, me gëzimin e sinqeritetin e paskaj që veq fëmijët mund të përçojnë, për t’i thënë lamtumirë edhe pak ditë 2020-tës e mirësevjen Vitit të Ri 2021 me përplot shëndet, mirësi, ditë të mbara e mirëqenie për çdo ferizajas.