Fotografia të cilën presidenti serb Alksandar Vuciq e publikoi në Instagram ku shihet flamuri serb në hartën e Kosovës nxiti reagime të shumta. Ish-ambasadori i Kosovës për BE, Bernard Nikaj nuk i konsideron risi deklaratat e Vuçiqit.
“Kjo nuk është ndonjë risi. Kjo është vetëm edhe një shpërfaqje e tillë e një pozicioni destruktiv të Beogradit ndaj gjithçka që ka të bëjë me Kosovën dhe që ka të bëjë me shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Nikaj për RTV Dukagjinin.
“Edhe në këtë rast ne duhet bërë atë që mund të bëjmë, që të koordinohemi me miqtë tanë ndërkombëtar posaçërisht me BE’në dhe SHBA’në që të vëmë në pah këtë kontinuitet të një politike destruktive që vjen nga Beogradi”, theksoi ai.
Reagime ndaj fotografisë dhe deklaratës së Vuçiq pati në Kosovë dhe jashtë saj.