Një video e pabesueshme e përplasjes së një motoçiklisti me një dre është publikuar në kanalin MassRider në YouTube.
Shoferi i Yamaha FJR 1300 ka qenë duke vozitur me shpejtësi rreth 90 km/h dhe në një moment para tij është shfaqur një dre i cili ka përshkuar rrugën.
Siç do ta shihni në video, shoferi pothuajse nuk ka pasur kohë as të reagojë, por për fat të mirë përplasja ka qenë e padëmtuar.
Përplasja shkaktoi dëme të shumta në pjesën e përparme të Yamaha-s, por motoristi nuk u rrëzua nga biçikleta.
Për këtë janë përgjegjës disa faktorë: pesha dhe përmasat e motoçikletës luajtën rol, si dhe këndi i goditjes dhe shpejtësia relativisht e ulët prej 87 km/h. Një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe motoristii me përvojë i cili nuk ka humbur kontrollin e motoçikletës por ka qëndruar i qetë dhe ka ngadalësuar në mënyrë të kontrolluar shpejtësinë pas goditjes./FrontOnline/