×
  • Auto
  • Auto

    Ja si duket foto e parë e Maserati-t elektrik

    FrontOnline
    22 Mars 2022

    Maserati prezantoi fotot zyrtare të makinës së saj të parë plotësisht elektrike. Ky është GranTurismo Folgore, i cili do të sjellë një epokë krejtësisht të re për një markë që më parë ishte e lidhur vetëm me motorët me djegie të brendshme.

    Italianët kanë bërë të ditur se deri në vitin 2025 duan të kenë një version elektrik të secilit prej modeleve të ofruara dhe 5 vite më vonë duan të kalojnë vetëm në energji elektrike.

    GranTurismo Folgore do të jetë jo vetëm “elektricisti” i parë i kësaj marke, por edhe makina më e fuqishme e rrugës që ka ofruar ndonjëherë Maserati. Jozyrtarisht dihet se motorët do të prodhojnë mbi 650 kuaj fuqi dhe disa burime thonë rreth 1200 kf, gjë që është e vështirë të besohet.

    Sido që të jetë, Folgore pritet të arrijë 100 në më pak se 2.5 sekonda. Është planifikuar gjithashtu një version me një V6 3.0-litërsh, dhe ndoshta edhe një V8.

    Mbetet të presim për detajet, si dhe datën zyrtare të publikimit. Tashmë italianët na kanë mësuar me vonesa për këtë çështje. Sidoqoftë, padyshim që ia vlen të jesh i durueshëm, sepse GranTurismo Folgore premton të jetë shumë emocionues./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto15 Nëntor 2024
    Nga viti 2024, automjetet e reja plotësojnë kërkesat për një targë historike të automjetit. Qoftë Volkswagen Polo III, BMW E36 Compact apo...
    Auto15 Nëntor 2024
    Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Tesla ka tërhequr nga tregu 2431 kopje të modelit Cybertruck për shkak të një defekti. Kështu ka...
    Auto14 Nëntor 2024
    Porsche ka njoftuar se do të prodhojë 2,500 shembuj 911 Dakar, më ndryshe se të tjerët, e që me gjasë do të...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.