Genta Ismajli është njëra ndër këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura të publikut.
Ajo së fundi është komentuar shumë edhe për lindjen e binjakëve të saj.
Pak muaj më parë ajo u bë nënë për herë të parë, ku lindi një vajzë dhe një djalë.
Edhe pse është distancuar pak nga muzika, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale me postimet që ajo bën.
Së fundmi, ajo ka shpërndarë një imazh ku shihet bashkë me babain e saj vite më parë.
Këngëtarja nuk ka cekur vitin se kur është shkrepur ajo fotografi, përveç se e ka etiketuar babain e saj.
Ndryshe kjo është një fotografi e rrallë e këngëtares kur ajo ishte fëmijë.