Në fillim të vitit, ne mund të shihnim se si do të dukej vetura e parë Xiaomi dhe tani e dimë emrin e saj.
Duke gjykuar nga lajmet e fundit, gjiganti kinez ka kaluar rivalët e tij të IT-së, të cilët kanë paralajmëruar më parë hyrjen e tyre në botën e makinave. Xiaomi është i pari prej tyre që hyn në tregun e veturave me katër rrota, me një model elektrik që do të quhet Modena.
Xiaomi njoftoi planin e saj të zhvillimit të veturave dy vjet më parë, dhe tashmë në janar të këtij viti ne mund të shohim imazhet e para të modelit të ri. Muajin e kaluar, kompania mori një certifikatë nga qeveria për fillimin e mundshëm të prodhimit.
Modeli i ri ka emrin e koduar MS11, por disa media kanë mësuar se modeli do të quhet Modena. Car News China raporton se prodhimi i provës së parë tashmë ka filluar, me një normë prej 50 veturash në javë.
Xiaomi është ende në pritje të lejes nga Ministria e Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës dhe pasi ta marrë atë, shitjet do të fillojnë shumë shpejt. Ai pritet të kushtojë rreth 27400 dollarë (25522 euro) dhe do të konkurrojë me makina si Tesla Model 3 dhe BYD Seal në tregun kinez.
Informacioni teknik është i pakët dhe përmend një bateri me kapacitet 101 kWh, që do të nënkuptonte një rreze deri në 800 km./FrontOnline/