Pamja dhe stili i Kim Kardashian vështirë se mund të kopjohen, por instruktorja e fitnesit dhe influencuesi Mel G dëshmoi të kundërtën.
Në një intervistë për mediat e huaja, ylli i reality ka pranuar se i është nënshtruar disa procedurave kozmetike për të zmadhuar të pasmet dhe për të marrë format e dëshiruara trupore. Megjithatë, instruktorja e re e fitnesit e arriti figurën e Kimit me punë të palodhur në palestër dhe dëshirë për zakone më të shëndetshme jetese.
Mel G hyri për herë të parë në botën e argëtimit kur ishte 21 vjeçe, me një karrierë si këngëtare dhe autore këngësh. Vetëm pak vite më vonë, ajo e gjeti profesionin e saj në botën e fitnesit.
Falë pamjes së saj, ajo merrte shpesh komente nga fansat. “Same Kim”, “Ajo i ngjan shumë Kimit”, “Ti je më e bukur se Kim”, janë vetëm disa nga komentet.
Ndonëse është e lidhur me yllin e njohur të reality-s, kjo instruktore e fitnesit nuk është shumë e kënaqur me këtë krahasim, pasi pamjen e saj e ka arritur me këmbëngulje dhe punë të palodhur.
Sot ajo është një influencuese e suksesshme në rrjetet sociale, por edhe drejtore ekzekutive e “Fit-Esteem” – një kompani e dedikuar për femrat në mbarë botën (duke i motivuar dhe përmirësuar stilin e tyre të jetesës).
“I përdor rrjetet sociale për të inkurajuar të gjitha femrat në mbarë botën që të stërviten, por edhe për të fituar vetëbesim”, tha ajo në një intervistë për mediat e huaja./FrontOnline/