Këngëtarja e njohur kosovare e muzikës moderne, por edhe asaj popullore, sot feston ditëlindjen.
Ndonëse duket si vajzë e re, Yllka Kuqi sot ka mbushur plot 42 vite jetë. Yllka, u lind ne Gjakovë Më 26 nëntor 1982.
Ajo, është ndër këngëtaret e rralla që ka bërë bum që në paraqitjen e parë në skenë, me potencialin e madh dhe ngjyrën karakteristike të zërit, me një shtrirje të gjërë të vokalit.
Këngëtarja është psikologe me profesion dhe nënë e lumtur e një vajze.