Stuttgart luajti kundër Real Madrid në ndeshjen e parë të Champions League për sezonin 2024-2025.
Në këtë takim, klubi gjerman u paraqit pa sponsorin kryesor në fanella. Arsyeja ishte se sponsor i Stuttgart është kompania e basteve Winamax dhe ligji në Spanjë e ndalon reklamimin e basteve në ngjarje sportive, shkruan A2.
Edhe pse UEFA e lejon reklamimin e shërbimeve të basteve, Spanja dhe Italia kanë ligjet e tyre, ndaj Stuttgart do të duhet të luajë me të njëjtat fanella kundër Juventusit, më 22 tetor.