Spinaqi i përket grupit të perimeve me gjethe që përmbajnë nivele relativisht të larta të nitrateve, të cilat absorbohen nga toka përmes rrënjëve. Kur spinaqi lihet të qëndrojë, veçanërisht nëse është trajtuar me nxehtësi, sasia e nitrateve rritet dhe ato shndërrohen në nitrite në spinaqin e gatuar gjatë procesit të zierjes.
Ato janë të rrezikshme sepse kombinohen me aminat në trup dhe formojnë komponime shumë kancerogjene që ne i quajmë nitrozoamina, shpjegoi dietologia Dagmar von Kram.
Nëse spinaqin e ngrohni vetëm për një kohë të shkurtër pak para se ta konsumoni, nuk keni pse të shqetësoheni, tha Von Kram, duke paralajmëruar se nuk vlen për fëmijët shumë të vegjël, të cilët në rastin më ekstrem mund të kenë ngufatje./FrontOnline/