Një dush në mëngjes me ujë akulli është gjëja më e mirë e mundshme që mund të bëni për shëndetin tuaj çdo ditë. Një studim holandez tregoi se njerëzit që bëjnë dush me ujë të ftohtë mungojnë më pak në punë për shkak të sëmundjeve në krahasim me njerëzit që bëjnë dush me ujë të nxehtë. Studimi përfshiu më shumë se 3,000 njerëz, dhe arsyeja pse uji i ftohtë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve ende nuk dihet plotësisht, transmeton FrontOnline.
Disa studiues sugjerojnë se uji i ftohtë mund të forcojë sistemin tonë imunitar. Një studim nga Republika Çeke zbuloi se të rinjtë që merren me sport dhe zhyten në ujë të ftohtë tri herë në javë për një periudhë prej gjashtë javësh kanë forcuar sistemin e tyre imunitar.
Uji i ftohtë gjithashtu aktivizon sistemin nervor simpatik, pjesë e sistemit që kontrollon dhe ndikon në përgjigjen tonë “lufto ose ik”. Është një reagim automatik fiziologjik ndaj një ngjarjeje që perceptohet si e rrezikshme, stresuese ose e frikshme.
Kur pjesa simpatike e sistemit nervor aktivizohet nga uji i ftohtë, ai rrit nivelin e hormonit norepinefrinë. Ky hormon shkakton një rritje të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut tek njerëzit që zhyten në ujë të ftohtë dhe shoqërohet me përmirësimin e shëndetit.
Uji i ftohtë gjithashtu përmirëson qarkullimin, dhe disa studime sugjerojnë se uji i ftohtë gjithashtu mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Për më tepër, uji i ftohtë mund të ketë një numër përfitimesh psikologjike. Kështu, kur uji i ftohtë bie në kontakt me fytyrën ose qafën, mund të përmirësojë funksionimin e trurit./FrontOnline/