Ish-udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi ka dal sot për herë të parë pranë trupës gjykuese të Dhomave të Specializuara në Hagë, raporton Front Online.
I njëjti është duke u akuzuar për krime lufte si dhe për krime kundër njerëzimit.
Mbrojtësi i Thacit, David Hooper sqaroi se për shkak të kohës së shkurtër të ngritjes së aktakuzës nuk kanë pasur mundësi që të mobilizohet mbrojtja dhe që në seancën dëgjimore të jenë të gjithë prezent.
“Ne do të bashkëpunojmë me Gjykatën ashtu siç ka bërë edhe vet z. Thaçi qysh ka bërë gjatë këtyre viteve. Gjykata po vepron që 5 vite teksa aktakuza është hedhur vetëm para gjashtë muajsh. Me fjalë të tjera nuk ishte i mundur që të themelojmë një ekip mbrojtës dhe që të sjellim njerëz që do të dëshironin që të ishin prezent këtu në Gjykatë”, ka thënë avokati David Hooper.
Gjykatës i procedurës paraprake gjatë fillimit të seancës tregoi edhe për veprat të cilat i ngarkohen në aktakuzë, Hashim Thaçit.
Ai theksoi se ndaj Thaçit rëndojnë gjatë akuza për krime kundër njerëzimit
“Përndjekje, burgosje, torturë, akte të tjera c ‘njerëzore, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave si dhe katër akuza për krime lufte përkatësisht për ndalim arbitrar, trajtim mizor dhe vrasje të paligjshme”, ka thënë ai. /Front Online