Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është paraqitur në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Kjo është seanca e parë ndaj Krasniqit, pasi të njëjtit i është konfirmuar aktakuza më 26 tetor 2020, sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara.
Në fillimin e kësaj seancë gjyqtari ka thënë se Krasniqi akuzohet për disa vepra si vrasje, torturë, ndalim.
“ Me 26 tetor 2020 unë konfirmova aktakuzën e parashtruar nga prokurori I specializuar që përfshin 6 akuza për krime kundër njerëzimit përkatësisht për ndjekje, burgosje, akte tjera çnjerëzore, tortura, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave dhe katër akuza për krime lufte, përkatësisht ndalim arbitrat, trajtim mizorë, tortur, vrasje e paligjshme” , tha Gjyqtari i Speciales.